LAJMI I FUNDIT:

Suarez dhe Barca arrijnë marrëveshje, futbollisti operohet në muajin nëntor

Suarez dhe Barca arrijnë marrëveshje, futbollisti operohet në muajin nëntor

Një prej sulmuesve më të mirë të Barcelonës do të humbas disa ndeshje në La Liga dhe Ligën e Kampionëve.

Luis Suarez do të jetë në sallën e operacionit gjatë muajit të ardhshëm, shkruajnë mediat spanjolle.

Marca raporton se Barcelona dhe futbollisti kanë arritur një marrëveshje rreth problemit të gjurit të uruguaianit.


Luis Suarez vuan nga dëmtimi në gju

Kështu, u vendos që përmes një operacion t’i heqin lojtarit cistin nga nyja e gjurit.

Ndërhyrja kirurgjike do të bëhet në fillim të nëntorit. Kjo datë u zgjedh pasi që në atë kohë katalunasit do të kenë më pak ndeshje.

Pritet që pas operacionit, 30-vjeçari të humbasë rreth dy javë, deri në kohën kur mund të shkel në fushat e blerta.

Suarez i nervozuar me shansin e humbur shqyen fanellën dhe lëshon fushën e Camp Nou para se të përfundojë takimi (Foto/Video)
Lexo po ashtu Suarez i nervozuar me shansin e humbur shqyen fanellën dhe lëshon fushën e Camp Nou para se të përfundojë takimi (Foto/Video)

Në sezonin aktual, Suarez nuk ka qenë deri më tani produktiv pasi që në tetë ndeshjet e para të ligës elitare spanjolle ka shënuar vetëm dy gola.

Ndryshe, Suarez u paraqit në barazimin e djeshëm të Uruguait pa gola kundër Venezuelës./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Kalo në kategori