LAJMI I FUNDIT:

Stoltenberg: Nuk mund të ketë anëtarësim në NATO pa zgjidhjen e çështjes së emrit (Video)

Stoltenberg: Nuk mund të ketë anëtarësim në NATO pa zgjidhjen e çështjes së emrit (Video)

Në konferencën e përbashkët për shtyp të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev u theksua rëndësia e zbatimit të reformave ligjore dhe zgjidhja e çështjes së emrit për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë në NATO, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Kryeministri Zaev shprehu falënderimin e tij për vizitën e kreut të NATO-s në Maqedoni dhe theksoi pritjet e tij se viti 2018 do të jetë vit historik për vendin, duke shprehur besimin në zgjidhjen e çështjes së emrit për anëtarësim në NATO dhe fillimin e negociatave me BE-në.

Stoltenberg falënderoi kryeministrin Zaev duke thënë se kjo vizitë e parë në Maqedoni ka kaluar shumë mirë. Ai tha se NATO vlerëson përpjekjet e pandërprera të Maqedonisë për plotësimin e kërkesave për anëtarësim, duke theksuar kontributin që jep Maqedonia në misionet paqësore të Aleancë në shumë vende të botës.


Këto reforma janë thelbësore, ju inkurajoj të vazhdoni në rrugëne ndryshimeve. Anëtarësimi në NATO kërkon ndryshime dhe përkushtim, por dyert e NATO-s mbeten të hapura. Shembull për këtë është anëtarësimi i Malit të Zi në NATO, gjë që tregon ndryshimet e mëdha që kanë kaluar shtetet e Ballkanit Perëndimor”, tha Stoltenberg.

Në pyetjen e gazetarëve për mundësinë e anëtarësimit me referencë të përkohshme të Maqedonisë si IRJM, Stoltenberg përsëriti se kjo alternativë nuk është e mundur dhe tha se vazhdon të vlejë kërkesa nga Samiti i Bukureshtit, pra pa zgjidhjen e çështjes së emrit nuk mund të ketë bashkangjitje në NATO./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Parashikimi i motit për fundjavë

Parashikimi i motit për fundjavë

Lajme
Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

Lajme
Kalo në kategori