LAJMI I FUNDIT:

Stoltenberg: KFOR-i vazhdon të qëndrojë në Kosovë

Stoltenberg: KFOR-i vazhdon të qëndrojë në Kosovë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoletenberg, tha sot se KFOR do të mbetet në Kosovë. “Nuk kemi plane për t’u larguar”, tha ai.

“Roli i KFOR-it në ruajtjen e sigurisë në Kosovë është i rëndësishëm”, tha Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Veriatlantike, raporton Tanjugu, përcjell Telegrafi.

Stoltenberg shpjegoi se ndryshimi i misionit të KFOR-it varet nga situata në terren.


“Ndryshimi i misionit tonë varet nga situata në terren. Tani për tani, kjo nuk është në agjendë. Ne po ndjekim situatën dhe tani ajo është e tillë që prania e forcave të NATO-s është e nevojshme “, tha Stoltenberg në një konferencë shtypi, përpara takimit të ministrave të jashtëm të NATO-s.

Ndërsa lidhur me ndryshimin e misionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës, Stoltenberg tha se “në disa raste kam treguar se çdo ndryshim në mandatin e Forcave të Sigurisë së Kosovës duhet të bëhet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe duhet të bëhet në bazë të dispozitave të asaj kushtetute”. /Telegrafi/