LAJMI I FUNDIT:

Statistikat rol të madh për zhvillimin ekonomik

Statistikat rol të madh për zhvillimin ekonomik

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Kujtim Shala, ka pritur sot në takim një delegacion të EUROSTAT-it të kryesuar nga Pieter Everaers, drejtor, me të cilin bisedoi për një sërë zhvillimesh në fushën e statistikave dhe ndikimit të tyre në hartimin e politikave të qëndrueshme qeveritare.

Ndërmjet zëvendëskryeministrit Shala dhe drejtorit Everaers në mënyrë specifike u diskutua për rolin që kanë të një vendi.

Zëvendëskryeministri Shala e falënderoi Pieter Everaers për ndihmën e vazhdueshme që EUROSTA-ti i ka dhanë Agjencisë së Statistikave të Kosovës, veçmas në procesin e fundit të regjistrimit të bujqësisë. Ai, po ashtu u shpreh se ESK-ja është institucion i rëndësishëm dhe burimi i informacioneve në formulimin e politikave publike, ndërkohë që shprehu nevojën që Kosova të ketë sa më shumë statistika, sepse kështu Qeveria është më e saktë në formimin e politikave publike.


Po ashtu, ndërmjet zëvendëskryeministri Shala dhe drejtorit Everaers u bisedua për procesin e ardhshëm të regjistrimit të popullsisë në veri të Kosovës, për të cilin, u tha, se duhet të bëhet në bashkëpunim edhe me atë pjesë të Kosovës.

Pieter Everaers, drejtor i EUROSTAT-it e përgëzoi zëvendëskryeministrin Shala për punën e gjertanishme të Qeverisë së Kosovës, dhe njëherësh shprehu përkushtimin e institucionit që ai drejton për të ndihmuar ngritjen e kapaciteteve profesionale të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, meqë statistikat, sipas tij, luajnë një rol tejet të rëndësishëm për zhvillim të qëndrueshëm të Kosovës. Për këtë arsye, ai kërkoi nga zëvendëskryeministri Shala që ligji për statistikat të jetë sa më profesional dhe të ndihmojë këtë institucion që të forcohet.

Ai po ashtu shprehu nevojën që Kosova ka për të zhvilluar statistika të besueshme e profesionale, në përkim me standardet e aplikuara të Bashkimit Evropian. Në këtë drejtim, ai kërkoi që ASK-ja të ketë pavarësi dhe qëndrueshmëri buxhetore, në mënyrë që të funksionojë sa më mirë. Vetëm kështu, sipas tij, mund të nxirren të dhëna të vlefshme dhe të besueshme që ndihmojnë Qeverinë në objektivat politike. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Përfundon samiti i sigurisë Adria 2024 – prezantohen risitë e sigurisë dhe mundësitë për rritjen e biznesit

Përfundon samiti i sigurisë Adria 2024 – prezantohen risitë e sigurisë dhe mundësitë për rritjen e biznesit

Ekonomi
Kalo në kategori