LAJMI I FUNDIT:

Stabiliteti i furnizimit me energji po vjen nga importi

Stabiliteti i furnizimit me energji po vjen nga importi

Korporata Energjetike e Kosovës është duke e mbajtur gjendjen stabile të furnizimit me energji elektrike, pasi është duke i importuar deri në 275 megavat energji elektrike në kohën e pikut.

“Furizimi me eneregji elektrike po bëhet 24:00 për të gjitha kategoritë. Në orët e pikut kategoria B mund të ketë reduktime 5:1, ndërsa ajo C 4:2. Por, ka një numër të madh të prishjeve në rrjetin elektrik në daljet 10 kilovolt, gjithsejt 27 sosh, si pasojë e erës së fortë që ka mbizotëruar natën ndërmjet të enjtes dhe të premtës”, tha për telegrafi.com, zëdhënsi i kësaj kompanie, Viktor Buzhala.

Sipas tij, më i godituri është qyteti i Besianës (ish Podujevë), ku gati i tërë qyteti është pa tension.

“Ekipet e mirëmbajtjes janë në terren dhe po bëjnë përpjekje maksimale që të sanojnë shumicën e prishjeve deri në orët e mbremjes së sotme”, tha Buzhala.


Ndërsa sa i përket bllokut A3, Buzhala theksoi se ai ndalur sipas planit dje, në ora 10.35, për të sanuar një rrjedhje të vogël në kaldajë.

“Janë tri blloqe në sistem, përkatësisht A5, B1 dhe B2, HC Ujmani dhe importi që shkon deri në 275 megavatë/orë në orët e pikut”. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti

"Pastrimi" paralajmëron procedimin e borxheve tek përmbaruesit, pagesa e faturave deri më 6 shtator

Ekonomi
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Vendimi për pagën minimale ngre dilema ligjore, Ministria e Financave hesht

Vendimi për pagën minimale ngre dilema ligjore, Ministria e Financave hesht

Ekonomi
Kalo në kategori