LAJMI I FUNDIT:

SPEK, reagon ndaj vendimit të qeverisë

SPEK, reagon ndaj vendimit të qeverisë

Sindikata e Pavarur e Energjetikës së Kosovës (SPEK), me anë të një njoftimi zyrtar ka shprehur shqetësime lidhur me vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës sa i përket privatizimit të ndërmarrjeve publike, e në këtë rast të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK). SPEK ka vlerësuar se është fat i keq qe deri me tani procesi i privatizimit është treguar jo i suksesshëm, jo transparent dhe i pa dobishëm për ekonominë kosovare dhe për punëmarrësit.

"Shumë punëtor kanë mbetur pa kurfar përkujdesje nga institucionet gjegjëse të Kosovës, po thuajse as 10% e mjeteve te grumbulluara në emër të privatizimit në Kosovë".

Në njoftimin zyrtar të SPEK-ut thuhet se vendimi i qeverisë para se të bëhet një analizë lidhur me gjendjen reale në të cilën gjendet sot KEK-u, për mënyrën se si është menaxhuar me këtë kompani gjatë periudhës se pasluftës, pa e ditur cila është vlera reale e saj, pa bërë as më te voglën përpjekje që vet Institucionet e Kosovës- Qeveria dhe MEM-i të kthejnë situatën në normalitet, pa mbajtur as të vetmin takim me BSPK-në dhe SPEK-un dhe pa njoftuar lidhur me këtë çëshje përfaqësuesit e punëtorëve, mendojmë se do të jete i vështirë të implementohet për te mos thënë i pamundshëm të ndodhe.

"Nxjerrja e vendimeve të tilla do të ishte e arsyeshme pas përpjekjeve nga institucionet gjegjëse të Kosovës për përmirësim te gjendjes, pas përpjekjeve që 350 milion euro të pa inkasuara nga konsumatorët, ku 100 milionë prej tyre iu përkasin enklavave serbe, në Kosovë te inkasoheshin, pas miratimit te ligjit te punës, pas krijimit te fondeve mbështetëse për punëtorët etj".


Tutje në komunikatën e SPEK-ut thuhet se, në këtë mënyrë Qeveria e Kosovës po tenton të gjejë kompani private që tua shes problemet që i takojnë qeverisë e jo të merret me to.

"Në njërën anë Qeveria dhe MEM-i miratojnë vendimin për decentralizimin e KEK-ut dhe ende pa filluar si proces nxjerr vendimin tjetër për privatizim të dy divizioneve (furnizimin dhe rrjetin)". /Telegrafi/