LAJMI I FUNDIT:

SPEK: Në emër të privatizimit po hiqet qafësh problemi i quajtur KEK

SPEK: Në emër të privatizimit po hiqet qafësh problemi i quajtur KEK

Sindikata e Pavarur e Energjetikës së Kosovës (SPEK) me anë të një njoftimi zyrtar ka shprehë shqetësimet rreth asaj se Qeveria e Kosovës po merr vendime të pa analizuara mirë në lidhje me Korporatën Energjetike të Kosovës, sidomos vendimi që ka të bëjë me privatizimin e Divizionit të Furnizimit dhe Rrjetit dëshmon tendencën që në emër të privatizimit të heqë qafësh problemin e quajtur KEK.

SPEK po ashtu ka vlerësuar se Qeveria e Kosovës është duke imituar zhvillimet në sektorin energjetikë që po ndodhin në Shqipëri e në Maqedoni.

“Privatizimi i Furnizimit dhe Rrjetit do të ndikoj në ngritje të çmimit të energjisë për konsumatorët. Privatizimi i këtyre dy divizioneve të KEK-ut është i pamundur pa shpërbërjen e plotë të KEK-ut, pa regjistrim dhe analizë të mirëfilltë ku do të bëhej vlerësimi paraprak, pa hartimin e strategjisë në lidhje me të punësuarit dhe mënyrën se si të mbrohem përmes mekanizmit ligjor, pa pjesëmarrjen e përfaqësuesve të punëtorëve në këtë proces”.

SPEK po ashtu ka shprehë shqetësimin në lidhje me atë se Qeveria e Kosovës ka hapur zyrën e veçante qe do te merret me këto çështje kurse nuk ka mundësuar përfaqësimin e punëmarrësve.


“Institucionet e vendit tonë janë duke injoruar përfaqësimin e interesave të punëtorëve po thuajse në të gjitha zhvillimet”.

SPEK ka shprehur shqetësim edhe sa i përket asaj se në emër te projektit për Inkasim dhe faturim në kompani po lëshohen kontrata pune me afat 3 mujor te cilat automatikisht anulojnë kontratat e mëhershme.

“Kjo po ndodh pasi që zyrtarisht dihet se është marre vendimi për privatizim të këtyre dy divizioneve dhe veprimi i tillë ka për qëllim që ti largoj të punësuarit nga puna ne mënyrë që të lirohet nga presionet e kërkesat për trajtim të tyre nga institucionet shtetërore të Kosovës gjatë dhe pas privatizimit”.

SPEK ka apeluar tek të gjithë anëtarët e vet që mos të nënshkruajnë kontrata të tilla me asnjë kusht, sepse janë në dëm të interesit të tyre personal dhe vështirëson situatën edhe në procesin në vijim. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Fondi i Kursimeve Pensionale: Arrihet vlera 3 miliardë euro në menaxhim

Fondi i Kursimeve Pensionale: Arrihet vlera 3 miliardë euro në menaxhim

Ekonomi
Kalo në kategori