LAJMI I FUNDIT:

Speciale – Xavi krahason skuadrat e Unitedit dhe Barcelonës para përballjes në LK

Speciale – Xavi krahason skuadrat e Unitedit dhe Barcelonës para përballjes në LK

Legjenda e Barcelonës, Xavi Hernandez, ka dhënë vlerësimin e tij se si qëndron në vlera përballja mes ish klubit të tij dhe Manchester Unitedit në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Dy klubet do të përballen në çerekfinale të LK-së në Old Trafford të mërkuërn mbrëma dhe Xavi që ka luajtur përballë klubit më të trofeshëm anglez ka edhe vlerësimin e tij.

Xavi e fitoi Ligën e Kampionëve katër herë me Barcelonën, kurse për The Mirror ka ekzaminuar dy skuadrat në bazë pozitë pas pozite.



PORTIER

De Gea (Getty Images)

Barcelona – 9

E kam parë Ter Stegenin në ditën e parë në klub dhe më kujtohet se isha i impresionuar nga cilësitë e tij.

Që prej asaj kohe ai është shndërruar në një prej top poriterëve në botë. Ai ka përvojë të madhe në ndeshje të mëdha dhe është tejet profesional, ai di si të menaxhojë ndeshjet e mëdha.

Manchester United – 9

De Gea është një prej më të mirëve po ashtu, nuk është befasi që United dëshiron ta mbajë me çdo kusht. Ai ka cilësi të mëdha, por ne kemi parë se si di të tregojë veten në momentet e mëdha.

Ai i ka nxjerrë Unitedit rezultate në të kaluarën edhe pse ata nuk merituan. Ai bën intervenime që pak lojtarë dinë të bëjnë dhe Unitedit i duhet ai në nivel të lartë.


MBROJTJA

Barcelona – 8

Këtë sezon Barcelona ka lënë më shumë gola se sa që është normale dhe kjo i jep shpresë Unitedit.

Në ndeshjet si këto keni nevojë për një lider si Pique dhe ai duhet të sigurohet që ekipi të jetë i qetë dhe i kompozuar. Ai ka fituar gjithçka dhe mund të jetë lideri i tillë.

Manchester United – 7

Kjo nuk është një prej mbrojtjeve më të mrekullueshme të Unitedit, ata nuk kanë lider të madh në qendër, ashtu siç kanë pasur në të kaluarën.

Ata kanë nevojë për të realizuar një prej performancave më të mëdha në mbrojtje këtë sezon nëse dëshirojnë shpresë për rezultat të mirë ndaj Barcelonës.


MESFUSHA

Barcelona – 9

Ka aq shumë përvojë dhe talent në mesfushën e Barcelonës që jam is sigurt se ata do të kërkojnë të kontrollojnë topin në të dyja ndeshjet në mesfushë.

Lojtarë si Busquets dhe Rakitic kanë atë që i duhet ekipit për të marrë përsipër mesfushën në ndeshje të mëdha evropiane dhe i pres të dominojnë.

Manchester United – 8

Shumë gjëra varen nga Pogba. Që prej se erdhi trajneri i ri, ai duket si lojtar i ri, lloji i lojtarit për të cilin United pagoi gjithë ato para.

Nëse ata do të jenë konkurrues në mesfushë varet shumë nga dominimi fizik dhe do t’i japë kështu besim edhe lojtarë tjerë përreth tij.


SULMI

Barcelona – 10

Messi vetëm po bëhet më i mirë e më i mirë, ai është më i miri në histori dhe po duket më i rrezikshëm se kurrë. Kur ai është kështu është e pamundur të mbetet i qetë.

Suarez ka shumë përvojë që të luajë në ndeshje ndaj Unitedit dhe shënimi i golave për të do të thotë shumë për të.

Manchester United – 9

Kjo është nj zonë ku Manchester United mund t’i shkaktojë probleme Barcelonës.

Lukaku është lojtar i madh fizik dhe i rrezikshëm, ndërsa janë edhe lojtarët si Martial dhe Rashford që po ashtu kanë shpejtësinë, cilësinë e mund të shënojnë gola.


Barcelona 36-33 Manchester United