Real Madridi do të ballafaqohet me Atletico Madridin në finalen e madhe të San Siros që zhvillohet sonte mbrëma.
Telegrafi ka analizuar faktorët tekniko-taktikë të përballjes sonte.
Me që Real Madridi ka bazën më të madhe të fansave në botë, atëherë edhe interesimi për klubin mbretëror është i madh.
Kështu, Telegrafi Sport ka realizuar një analizë për atë se cili duhet të jetë formacioni i Real Madridit sonte ndaj Atletico Madridit.
Për të gjithë lojtarët e involvuar janë edhe arsyetimet e caktuara.
Portier – Keylor Navas
U kthye në stërvitje në fillim të majit pas një dëmtimi të lethë. Ai vuri rekordin në Ligën e Kampionëve me 738 minuta pa pësuar gol. Ai duhet që të jetë shumë vigjilent ndaj kundërsulmeve të rrezikshme të Atleticos.
Mbrojtës i djathtë – Dani Carvajal
I ndërruar shpeshherë me Danilon gjatë sezonit, por Carvajal definitivisht meriton që të luajë në krahun e djathtë të mbrojtjes për shkak se luajti në ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve. Ai ka ndalur shtatë aksione për ndeshje, numri i njëjtë me Sergio Ramos dhe shtatë më shumë se Marcelo.
Qendërmbrojtës – Sergio Ramos
Njeriu kyç i triumfit të para dy viteve ndaj Atleticos për La Deciman dhe burimi i inspirimit ipër titullin e 11-të. Ramos ka fituar 54% të dueleve të tij gjatë ndeshjeve të Ligës së Kampionëve këtë sezon.
Qendërmbrojtës – Pepe
Asnjë mbrojtës i Realit nuk ka fituar më shumë duele se Pepe (65%), por pozicionimi i tij duhet të jetë i përshtatur në atë mënyrë që të ndalë Antoine Griezmannin. Nuk guxon të lejojë që ta kaplojë nervoza në rast të provokimeve eventuale.
Mbrojtës i majtë – Marcelo
Atletico pritet që të mbrohet thellë në gjysmëfushën e vet (ata kanë mesatare prej vetëm 34% të posedimit të topit në dy ndeshjet ndaj Bayernit), kështu që rreziku i Marcelos në sulm do të jetë më i rëndësishëm se kurrë. Ai ka krijuar më shumë raste këtë sezon në Ligën e Kampionëve (12) se sa Luka Modric (11).
Mesfushor – Casemiro
Edhe pse Los Colchoneros do të mbrohen thellë në gjysmëfushën e tyre, Casemiro është njeriu i cili duhet të zbatojë në përpikmëri urdhërat e Zidanes për të ndalur kundërsulmet vdekjeprurëse të Atleticos. Simeone ka thënë para ndeshjes se Casemiro është lojtari më i rënëdsishëm i Realit në aspektin e balancimit të ekipit në fushë.
Mesfushor – Luka Modric
Dinamika e Modricit do të jetë kyçe në betejën me mesfushën po ashtu tentative dhe dinamike të Atletiocs. Ai përfundoi sezonin si lojtari i Realit më kreativ në La Liga (61 raste të krijuara), por ka edhe një ndeshje sonte për të dëshmuar imagjinatën e tij të bujshme dhe atë në skenën evropiane të ngritur mbi skalën e Milanos.
Mesfushor – Toni Kroos
Topat e Kroos nga ndërprerjet do të jenë shumë të rëndësishme duke parë se Atletico do të provojë ta ndalë lojën në secilin aksion të rrezikshëm. Topat në zonë mund të jenë vendimtare dhe Kroos mund ta dëshmojë lehtë veten, pasi ka 10 asistime këtë sezon në La Liga.
Anësor i djathtë – Gareth Bale
Fituesi i finales së vitit 2014 për Realin dhe po ashtu mund të jetë sërish njeri i cili mund ta rrëmbejë vëmendjen, përkundër faktit se ka mendime të ndara për të në Madrid. Bale nuk ka shënuar në Ligën e Kampionëve ende këtë sezon, por sonte… nuk i dihet!
Anësor i majtë – Cristiano Ronaldo
Të gjithë presin që Ronaldo të jetë maksimalisht i përgatitur dhe të jetë në top formë. Mungesa e tij do të ishte humbje e madhe për spektaklin (është në dyshim për shkak të një lëndimi në stërvitje), por ai ka insituar se është gati të luaj. Për Ronaldon secila fjalë është e tepërt.
Sulmues – Karim Benzema
Benzema duhet që t’i japë fund dilemave për të në finalen e Ligës së Kampionëve sonte në Milano. Ai ka shënuar vetëm katër gola në Ligën e Kampionëve këtë sezon, por do të kërkojë që të lë gjurmë teksa e gjithë bota do ta shikojë atë në ekranet televizive.
Formacioni i Realit (4-3-3):
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Salah parashikon derbin që Liverpooli e zhvillon përballë Man Cityt

Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë