LAJMI I FUNDIT:

Specat e djegës mund të lehtësojnë dhimbjen

Specat e djegës mund të lehtësojnë dhimbjen

Anestetikët e ri me bazë nga speci djegës mund të ofrojnë një qetësim më të mirë të dhimbjes gjatë lindjes, operacioneve ose gjendjeve tjera të shoqëruara me dhimbje, krahasuar me anestetikët konvencional.

Testet preliminare me anestetikë në minj kanë treguar se ajo në mënyrë efektive ka bllokuar dhimbjen pa shkaktuar humbje të plotë të ndjenjës në ato zona ku është përdorur.

Hulumtuesit thonë se anestetikët eksperimentues veprojnë duke bllokuar në mënyrë selektive qelizat nervore të ndjeshme ndaj dhimbjes, pa i prekur qelizat tjera nervore që kontrollojnë lëvizjet ose ndjesitë tjera jo të dhimbshme. Nëse rezultatet vërtetohen edhe tek njerëzit, metoda mund të shfrytëzohet në procedura të ndryshme duke filluar që nga operacionet në gju deri tek nxjerrja e dhëmbëve.


“Kjo metodë do të mund të transformojë tërësisht analgjezinë gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale dhe pas kirurgjikale, duke i lejuar pacientët të mbeten tërësisht vigjilent pa përjetuar dhimbje ose paralizë”, thotë Clifford Woolf, njëri prej hulumtuesve. “Në fakt mundësitë duken të pafundme. Mund të imagjinoj shfrytëzimin e kësaj metode për të trajtuar kruarjen, pasi që neuronet e ndjesisë së kruarjes bien në grupin e njëjtë si ato të dhimbjes”.

Hulumtuesit thonë se megjithëse anestetikët e tashëm janë shumë efektiv, ata po ashtu paraqiten edhe me efekte të theksuara anësore, si humbja e vetëdijes në rastet e anestezisë së përgjithshme dhe humbja e pjesshme e ndjeshmërisë ose paraliza tek anestezia lokale.

Në studimet, e publikuara në “Nature”, hulumtuesit kanë kombinuar anestetikun më të shpeshtë, lidokainën, me kapsaicinën, përbërës i cili e bën specin djegës, dhe kanë vërejtur efektet pozitive të këtij kombinimi.

Krahas përdorimit në procedurat kirurgjikale të lindjes, hulumtuesit thonë se barnat eksperimentale mund po ashtu të çojnë edhe në trajtime më efektive të dhembjeve kronike.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori