LAJMI I FUNDIT:

Vetë bëni masazh qafës, duke shtypur këto pika: shtangimi dhe dhembja pushojnë për pesë minuta! (Video)

Vetë bëni masazh qafës, duke shtypur këto pika: shtangimi dhe dhembja pushojnë për pesë minuta! (Video)

Dhembja e qafës mund të jetë pjesë e simptomave të ashtuquajtura “sindromë cervikale”, ndër të cilat janë edhe lëvizja e kufizuar e kokës, dhembja e kokës, të pështjellët në stomak dhe marramendja.

Mirëpo, nëse është e lidhur me dhembjen e gjoksit, duarve dhe të pjesëve të ndryshme të kokës, ajo mund të jetë pesë e simptomës së osteoporozës së qafës.


Masazhi i mirë mund të zbutë dhembjen dhe vështirësitë në masë të konsiderueshme, transmeton Telegrafi.

Masazhi i qafës është shumë i thjeshtë të bëhet dhe zgjat vetëm pak minuta. Mund ta bëni edhe 2-3 herë në ditë.

Ja si duhet ta bëni drejt këtë masazh, i cili do t’jua përmirësojë qarkullimin e gjakut dhe gjendjen e përgjithshme të organizmit:

Merrni vaj për masazh dhe qiteni në qafë dhe në supe duke fërkuar lehtë me të dyja duart.

Lehtë fërkoni pjesën midis qafës dhe supeve lart-poshtë, pastaj bëni masazh pjesës nën supe afër shpatullës.

Përsëriteni këtë proces nga ana tjetër. Kaloni në masazhin e qafës ashtu që lehtë të përfshini një herë me njërën dorë dhe pastaj me dorën tjetër nga prapa.

Me dy gishta kapeni lëkurën e qafës dhe shtrëngojeni një herë me njërën dorë pastaj me tjetrën.

Me të dyja duart me maja të gishtave shtrëngoni lëkurën e qafës.

Me nyje të gishtave të të dyja duarve shtrëngoni pjesët anësore të qafës.

Shtrëngoni pjesët anësore të qafës me gishta të të dy duarve. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori