LAJMI I FUNDIT:

Sot zhvillohet ndeshja e mbetur e javës së 13-të mes Gjilanit dhe Ballkanit

Sot zhvillohet ndeshja e mbetur e javës së 13-të mes Gjilanit dhe Ballkanit
Foto nga arkivi

Sot (e diel) do të zhvillohet ndeshja e mbetur mes Gjilanit dhe Ballkanit, që ishte paraparë të luhej në javën e 13-të në kuadër të Albi Mall Superligës së Kosovës.

Kjo ndeshje ishte shtyrë nga Komisioni i Garave për shkak të angazhimit të Ballkanit në garat ndërkombëtare.

Dueli mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, me fillim nga ora 12:00.


Të dy skuadrat po kalojnë në një formë të dobët të rezultateve së fundmi dhe do të synojnë rikthimin tek fitoret.

Gjilani në pesë ndeshjet e fundit në ligë numëron katër humbje dhe vetëm një fitore, ndërsa Ballkani ka dy fitore, dy humbje dhe një barazim.

Klubi nga Theranda me një fitore do ta rriste epërsinë ndaj vendit të dytë që mbahet nga Drita, në tetë pikë, ndërkohë për Gjilanin janë tri pikë jetike në luftën për mbijetesë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Shkova me aeroplan te Barcelona pa e ditur askush", ish-ylli i La Ligas thotë se atij iu ofruan 'para të pista' nga klubi katalunas

La Liga
Stadiumi i pazakontë dhe i ndërtuar me pak para është zgjedhur si më i miri i vitit - lë prapa Satiango Bernabeun

Stadiumi i pazakontë dhe i ndërtuar me pak para është zgjedhur si më i miri i vitit - lë prapa Satiango Bernabeun

Ligat tjera
Kush e nxiti përplasjen mes Salah dhe Alexander-Arnold - zbulohet e vërteta

Kush e nxiti përplasjen mes Salah dhe Alexander-Arnold - zbulohet e vërteta

Premier League
Shpërthen te Liverpooli: Salah dhe Alexander-Arnold me konfrontim të fortë

Shpërthen te Liverpooli: Salah dhe Alexander-Arnold me konfrontim të fortë

Premier League
Fabio Capello sulmon ashpër Guardiolën: I ka bërë njerëzit të humbin interesimin për futboll

Fabio Capello sulmon ashpër Guardiolën: I ka bërë njerëzit të humbin interesimin për futboll

Ndërkombëtare
Shtatë persona të akuzuar për vrasjen e Armando Diego Maradonës - gjyqi ka filluar sot dhe kërkohet burgim i gjatë

Shtatë persona të akuzuar për vrasjen e Armando Diego Maradonës - gjyqi ka filluar sot dhe kërkohet burgim i gjatë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori