LAJMI I FUNDIT:

Sot u bë 1 vit që kur Rusia filloi pushtimin e Ukrainës, Zelensky thotë se 2023-ta do të jetë vit i fitores për ukrainasit

Sot u bë 1 vit që kur Rusia filloi pushtimin e Ukrainës, Zelensky thotë se 2023-ta do të jetë vit i fitores për ukrainasit

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky është zotuar të synojë fitore në vitin 2023, derisa sot u bë 1 vit që kur Rusia nisi pushtimin e saj në Ukrainë.

Derisa zbardhi agimi në një ditë përkujtimore dhe sfidash, Zelensky shkroi në Twitter se ukrainasit e kishin dëshmuar veten se ishin “të pathyeshëm” në atë që ai e quajti “një vit dhimbjeje, pikëllimi, besimi dhe uniteti”, transmeton Telegrafi.

“Ne e dimë se viti 2023 do të jetë viti ynë i fitores”, thuhej në postimin e tij.


Në një video të veçantë, të publikuar në media dhe të titulluar “viti i pathyeshmërisë”, 45-vjeçari u ul në një tavolinë dhe kujtoi se si iu drejtua ukrainasve një vit më parë.

“Një vit më parë në këtë ditë, nga i njëjti vend rreth orës shtatë të mëngjesit, ju drejtova me një deklaratë të shkurtër, që zgjati vetëm 67 sekonda”, tha ai në një fjalim 15-minutësh.

“Ne jemi gati për çdo gjë, do t’i mposhtim të gjithë.

“Kështu filloi më 24 shkurt 2022. Dita më e gjatë e jetës sonë. Dita më e vështirë në historinë tonë të re”.

“Ne u zgjuam herët dhe nuk kemi fjetur që atëherë”.

Është bërë 1 vit që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës – lufta më e madhe në tokën evropiane që nga Lufta e Dytë Botërore.

Jetët e Ukrainës kanë ndryshuar përgjithmonë, raporton BBC. Familjet janë shkatërruar, dhjetëra mijëra njerëz janë vrarë dhe ushtarët rusë kanë kryer mizori që kanë tronditur botën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Luftë" brenda Kontinentit të Vjetër - liderët evropianë po garojnë kush do të jetë 'zëri' i Trumpit

Evropa
Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Botë
Presidenti i Kolumbisë u bën thirrje migrantëve në SHBA që të japin dorëheqjen nga puna dhe të kthehen në atdhe

Presidenti i Kolumbisë u bën thirrje migrantëve në SHBA që të japin dorëheqjen nga puna dhe të kthehen në atdhe

Botë
Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Botë
Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe

Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe

Evropa
Piloti që uli me sukses një aeroplan në lumin Hudson, flet për aksidentin tragjik në Uashington

Piloti që uli me sukses një aeroplan në lumin Hudson, flet për aksidentin tragjik në Uashington

Amerika
Kalo në kategori