LAJMI I FUNDIT:

Sot nis sanimi i tunelit, mbyllet për qarkullim rruga Mitrovicë-Qabër

Sot nis sanimi i tunelit, mbyllet për qarkullim rruga Mitrovicë-Qabër

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se për shkak të fillimit të punimeve për sanimin e tunelit në rrugën Mitrovicë-Qabër, që nga dita e sotme nga ora 08:00, do të bëhet ndalje tërësore e qarkullimit të automjeteve në këtë pjesë.

Sipas MI-së, qytetarët të cilët shfrytëzojnë këtë segment rrugor, gjatë periudhës së punimeve, do të mund të përdorin këto rrugë alternative:

“Për mjetet nën 3.5 t, do të përdoren rrugët alternative përmes qytetit të Mitrovicës. Për ato mjete të cilat vijnë nga pika kufitare Bërnjak, do të devijohen tek ura e gjakut te kyçja nga rruga N2, e të cilat duhet të vazhdojnë përmes qytetit, nëpërmjet rrugës “Mbretëresha Teutë” deri te rrethrrotullimi i dytë, prej nga do të marrin kahjen e djathtë dhe do të vazhdojnë nëpërmjet rrugës “Shemsi Ahmeti” deri tek udhëkryqi i cili lidhet me rrugën Nacionale N22.3 në N2 në drejtim të Prishtinës. Po ashtu për mjetet të cilat vijnë nga Prishtina në drejtim të pikës kufitare në Bërnjak, do të shfrytëzohet e njëjta rrugë alternative. Për mjetet e rënda mbi 3.5 ton, të cilat vijnë nga pika kufitare Bërnjak, përmes rrugës Nacionale N2 dhe të cilat kanë destinacion Prishtinën ose Pejën, duhet të devijohen në udhëkryqin në Zhabar dhe të marrin drejtimin përmes rrugës Regjionale R101 Mitrovicë-Klinë e Epërme -Runik, pastaj të kyçen në rrugën Regjionale R102 Klinë e Epërme-Skenderaj-Komoran, për t’u lidhur më pastaj me rrugën Nacionale N9 në drejtim të Prishtinës, eventualisht për Pejë.”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Ekonomi
Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Ekonomi
Deklarimi i pasurisë, ja sa zyrtarë publikë pritet të deklarojnë pasurinë sivjet

Deklarimi i pasurisë, ja sa zyrtarë publikë pritet të deklarojnë pasurinë sivjet

Ekonomi
Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Ekonomi
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Ekonomi
Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Ekonomi
Kalo në kategori