LAJMI I FUNDIT:

Sot “eKSplorer” fillon me aktivitet

Sot “eKSplorer” fillon me aktivitet

Panairi mё atraktiv nё vend, sot fillon me aktivitetet e saj. Tё gjithё pjesёmarrёsit e Panairit janë tё përgatitur dhe presin vizitorёt pёr tё shpalosur aktivitetet, ofertat dhe informacionet e tyre. Panairi “eKSplorer”, ka pёr qёllim qё tё promovojё turizmin dhe gjendjen turistike, si dhe t’I njoftojё qytetarёt e Kosovёs pёr aktivitetet tё cilat zhvillohen nёpёr vendet e ndryshme turistike.

“eKSplorer”, do ta shndёrrojё sheshin “Zahir Pajaziti” nё njё vend atraktiv ku vizitorёt do tё kenё mundёsinё tё pёrjetojnё aktivitete nga mё tё ndryshme, duke filluar nga workshop-et pёr fёmijё, deri tek aktivitetet mё sfiduese pёr tё rritur.

Perplot tri ditё, duke filluar nga ora 11:00, ku prej ores 19:00 do vazhdojmё me njё manifestim tё vogёl me muzikё akustike live, ku edhe ftohen tё gjithё qytetarёt e Kosovёs te pёrjetojnё aventurat mё atraktive.


Hapja solemne e kёtij panairi do tё bёhet, sot, nё orёn 17:00 nga z. Kryetar I Komunёs sё Prishtinёs, Shpend Ahmeti.

Qё nga dita e nesërme tё gjithë pjesёmarrёsit me aktivitetet e tyre, workshop-et e tyre si dhe lojërat shpërblyese do tё fillojnë.

Si risi, “eKSplorer”, prezanton se nё kuader tё kёtij Panairi, tё dielёn mё datёn 20 dhjetor, prej orës 19:00 do tё festohet “World Snowboard Day”.
Nё kuadёr tё kёtij festimi, do tё ketё shumё e shumё befasi tjera, tё cilat do shpalosen sё shpejti.
“eKSplorer – Destinacion per Turizem dhe Aventure”

Mundesuar nga: MODUS L.L.C. Event Managment ne bashkepunim me PPSE dhe Swisscontact. /Telegrafi/