LAJMI I FUNDIT:

Solana të mërkurën bisedon me Ban Ki-Moonin për Kosovën

Solana të mërkurën bisedon me Ban Ki-Moonin për Kosovën

Përfaqësuesi i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Javier Solana, i cili do të udhëtojë për në SHBA, për të marrë pjesë në një mori takimesh kushtuar Lindjes së Mesme, të mërkurën do ta bisedojë me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon, për situatën në Ballkan dhe në Kosovë.

Siç bën të ditur zyra e Solanës, përfaqësuesi i lartë i BE-së do të marrë pjesë, të martën, në Konferencën në Annapolis, kushtuar Lindjes së Mesme, të cilën e organizon presidenti amerikan George Bush. Ndërkaq të mërkurën do të ketë një mori takimesh në OKB rreth situatës në Ballkan, respektivisht në Kosovë, ndër të tjera edhe me sekretarin Ki-Moon.