LAJMI I FUNDIT:

Solana i kërkon Topit angazhim për zgjidhjen e çështjes së Kosovës

Solana i kërkon Topit angazhim për zgjidhjen e çështjes së Kosovës

Përfaqësuesi i lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Javier Solana, pas takimit të sotëm në Bruksel, me kreun e shtetit shqiptar, Bamir Topi, ka deklaruar se, në javët në vijim, duhet të bëhet më shumë punë në mënyrë që për Kosovën të gjendet zgjidhja "e pranueshme për të gjithë".

“Mesi i dhjetorit na pret me data të rëndësishme lidhur me Kosovën. Është me rëndësi që të gjithë të angazhohen me qëllim që të arrihet deri të një zgjidhje për të cilën do të merreshin vesh të gjitha palët dhe që do të ishte e pranueshme për të gjithë”, ka thënë Solana.

Solana ka shtuar se në këtë çështje pret edhe një kontribut konstruktiv të Shqipërisë me qëllim që Ballkani të futet në një fazë të stabilitetit.

Ndërkaq, presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, u ka bërë thirrje liderëve kosovarë që sa më shpejtë të merren vesh për formimin e qeverisë së re dhe që të bashkëpunojnë ngushtë me BE-në dhe SHBA-në në “përputhjen e kujdesshme të programeve të tyre vepruese”.


Në trend Lajme

Më shumë
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Kronika e Zezë
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Lajme
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Lajme
“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr

“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr "bllof" Vuçiqin për deklaratat në Pragë

Siguri
Kalo në kategori