LAJMI I FUNDIT:

Slloveni, garanci pa kufi për depozitat

Slloveni, garanci pa kufi për depozitat

Qeveria Sllovene ka zbatuar një skemë garantimi pa kufi për të gjitha depozitat private të bankave vendase.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Financave në Slloveni, Andrej Bajuk.

“Ky dekret është i përkohshëm dhe do të qëndrojë në fuqi deri në fund të krizës financiare”, ka thënë Bajuk.

Kursimet e individëve, sipërmarrësve të pavarur dhe bizneseve te vogla do të garantohen në shumën e tyre maksimale për bankat që veprojnë në Slloveni.


Sllovenia garantonte një kufi prej 22 mijë euro për të gjitha depozitat private në bankat e saj deri javën e kaluar, kur Komisioni Evropian rriti kufirin minimal në 50 mijë euro.

Ministri i Financave tha se kjo masë e re do të prekë një total depozitash prej 6 miliardë eurosh, pasi pjesa e mbetur e depozitave që përfshin shumën prej 15 miliardë eurosh është tashmë e garantuar nga skemat ekzistuese të garantimit.

Bajuk po ashtu ka pohuar, se bankat sllovene janë pak të prekura nga kriza ekonomike globale dhe në këtë mënyre duhet të mbajnë një nivel të krahasueshëm mbrojtjeje për kursimtarët.