LAJMI I FUNDIT:

Skenarët që prodhon përfshirja e fuqive të mëdha në dialog

Skenarët që prodhon përfshirja e fuqive të mëdha në dialog

Përfshirja direkete e Gjermanisë, e Francës dhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në procesin e dialogut mund ta sjellë edhe Rusinë në lojë.

Kështu pohojnë njohës të rrethanave politike, të cilët kanë përmendur disa skenarë të rrezikshëm për Kosovën, që mund t’i sjellë përfshirja e Rusisë në negociata, ndër ta privilegjimi i serbëve, zbehja e interesave të Kosovës, që do të nxirren prej marrëveshjes përfundimtare dhe destabilizimi i Ballkanit nga ndikimi rus, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Përfundimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë mund të mos përmbyllet në formatin se si pati nisur 8 vjet më parë. Përveç Brukselit zyrtar, së fundmi përfshirje në procesin e dialogut po kërkojnë edhe disa shtete tjera të Bashkimit Evropian, si Gjermania dhe Franca.


Emërimi i Matthew Palmerit si përfaqësues i posaçëm për Ballkanin Perëndimor nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shihet si përpjekje tjetër për përfshirje gati direkte të Amerikës në procesin e dialogut, gjë e cila do të nxiste një tjetër lëvizje jo fort pozitive për Kosovën, shkruan më tutje “Zëri”

Me përfshirjen e këtyre shteteve në procesin e dialogut nuk përjashtohen ambiciet e Rusisë për pjesëmarrje në dialog. Madje në Serbi një gjë e tillë po konsiderohet punë e kryer.

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori