LAJMI I FUNDIT:

Skema piramidale Madof si piramidat në Shqipëri

Skema piramidale Madof si piramidat në Shqipëri

Gary Hufbauer thotë se në rastin e Madoffit, ky është një dështim për komisionin mbikqyrës të bursës, pasi ky komision ishte paralajmëruar disa herë që fondi i Madofit ishte mashtues.

Menaxheri Tieri dë la Vilhushe’ thuhet se kishte investuar më shumë se një miliardë dollarë tek fondi i Madofit. Ai u gjet i vetvrarë në zyrën e tij në bulevardin Madison të Nju Jorkut. dë la Vilhushe’ menaxhonte asetet e disa prej individëve më të pasur të Evropës.

"Kishte prerje të damarëve në krah dhe kyçe. Pranë kishte pilula; nuk është e qartë në se i kishte përtypur ato – dhe nuk kishte lënë asnjë letër".

Për nga shuma e parave, skema e Madoffit ishte mashtrimi më i madh piramidal. Viktimat e tij përfshijnë njerëz shumë të pasur, të famshëm, si dhe një universitet hebraik në Nju Jork.


Gary Hufbauer, ekspert në Institutin Peterson të Uashingtonit thotë se investitorët e Madofit mendonin se ishin anëtarë të një klubi ekskluziv.

"Pra jo gjithkush mund të hynte në klub. Bile Madof ktheu disa investitorë. Kështu që të krijohej idea se po hyje në një klub vërtet të famshëm".

Kur një operacion investimesh rezulton si mashtrim, kjo pasohet me zemërim dhe urrejtje.

Një dekadë më parë në Shqipëri, mijëra njerëz dolën në rrugë kur investimet e tyre u zhdukën në një skemë piramidale kolosale. Shumica e popullsisë kishte futur para në kompanitë investuese që në fillim paguanin përqindje të larta. Trazirat sollën përmbysjen e qeverisë.

Uilliam Seidman, ish regullator i qeverisë amerikane, shpjegon sesi funksionojnë skemat.

"Paratë merren nga investitorët e rinj dhe me to paguhen investitorët e vjetër. Përsa kohë që ka para të cilat futen në skemë, çdo gjë funksionon".

Skemat piramidale përmbysen shpejt kur investiorët vërshojnë për të marrë paratë.

Gary Hufbauer thotë se në rastin e Madoffit, ky është një dështim për komisionin mbikqyrës të bursës, pasi ky komision ishte paralajmëruar disa herë që fondi i Madofit ishte mashtues.

"Ky person konsiderohej jo vetëm si njeri i brendshëm i Wall Streetit por ai kishte marrëdhënie shumë miqësore me komisionin mbikëqyrës".

Skemat piramidale ndërtohen mbi besimin dhe janë shpesh të sukseshme për pak kohë. Kur ato përmbysen, besimi zhduket. Dhe si në rastin e Madofit dëmtohet gjithashtu imazhi i tregut të lirë./woa/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Fondi i Kursimeve Pensionale: Arrihet vlera 3 miliardë euro në menaxhim

Fondi i Kursimeve Pensionale: Arrihet vlera 3 miliardë euro në menaxhim

Ekonomi
Kalo në kategori