LAJMI I FUNDIT:

“Sjellje çnjerëzore, tifozët tanë u zhveshën në kufi me Serbi” – Stutgarti ka njoftuar UEFA-n për tmerrin e përjetuar në Beograd

“Sjellje çnjerëzore, tifozët tanë u zhveshën në kufi me Serbi” – Stutgarti ka njoftuar UEFA-n për tmerrin e përjetuar në Beograd

Alexander Wehrle, drejtori ekzekutiv i Stutgartit, në një intervistë për Kicker ka treguar se çfarë torturash kanë kaluar tifozët e klubit gjerman gjatë vizitës së fundit në Beograd për ndeshjen me Cervena Zvezdës.

Crvena Zvezda priti Stutgartin më 27 nëntor dhe një ditë para ndeshjes tifozët e skuadrës gjermane u përballën me probleme të mëdha.

Tifozët e Stutgarti në kufi me Serbinë ka mbetur pa grupin më të zjarrtë të tifozëve, pasi 700 prej tyre iu ndalua hyrja në Serbi dhe u desh të ktheheshin në shtëpi.


Wehrle thekson se rojet kufitare u sollën në mënyrë joprofesionale ndaj gjermanëve.

“Burrat, por edhe gratë, u zhveshën duke i lënë pas asnjë rrobë, vetëm sepse do të shkonin një ndeshje”, deklaroi Wehrle.

Por kjo nuk ishte fundi i problemeve për tifozët e Stutgartit. Ata që kanë mbërritur në Beograd janë sulmuar nga grupi famëkeq Delijen në rrugët e kryeqytetit serb dhe policët i kanë trajtuar në mënyrë joprofesionale në vetë stadiumin.

Sulmohen tifozët e Stuttgartit në Beograd – klubi gjerman i kishte paralajmëruar për grupin ‘Delije’, duke i quajtur banditë dhe pjesëmarrës në organizata terroriste
Lexo po ashtu Sulmohen tifozët e Stuttgartit në Beograd – klubi gjerman i kishte paralajmëruar për grupin ‘Delije’, duke i quajtur banditë dhe pjesëmarrës në organizata terroriste

“Ata që arritën të hynin në stadium u mbajtën në tribuna për më shumë se dy orë pas përfundimit të ndeshjes. Gjatë asaj kohe nuk u lejuan as të shkonin në tualet. Kjo është sjellje e papranueshme dhe për këtë është informuar UEFA. Duhet marrë parasysh këtë kur licencohet çdo klub duhet të sigurojë sjellje njerëzore ndaj tifozëve të ekipit kundërshtar”, përfundoi Wehrle. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori