LAJMI I FUNDIT:

Situatë e tendosur në OBT

Situatë e tendosur në OBT

Diskutimet për të arritur në një marrëveshje për liberalizimin e këmbimeve tre tare në nivel botëror, në kuadër të OBT, ishin drejt dështimit të martën. Pjesëmarrësit nuk u morën dot vesh për masat e marra në lidhje me mbrojtjen e prodhimeve të agrikulturës në vendet e varfra.

Progresi i negociatave u tejkalua nga diskutimi midis SHBA nga njëra anë dhe Kinës, Indisë nga ana tjetër, mbi qasjen e tregjeve të fuqive të mëdha , në veçanti për sektorin e agrikulturës.

“Duan të mbrojnë së tepërmi interesat e tyre. ShBA kërkon një çmim stratosferë “,deklaroi ministri kinez i tregtisë.

Në ditën e nëntë të negociatave, përfaqësuesit e shteteve prezentë në Gjenevë ,tentuan akoma të gjenin një kompromis të ri mbi kërkesën, por dështimi ishte eventual.


“Në se nuk duan të ketë një marrëveshje, atëherë nuk do të ketë më një të tillë mbi tavolinë në të ardhmen dhe mund ta diskutojmë një çështje të dështuar dhe që kanë humbur”,deklaroi Peter Mendelson, komisari evropian i tregtisë.

Kë to diskutime që mblodhn 30 vende të rëndësishme të OBT, kanë për qëllim të arrijnë një marrëveshje mbi uljen e subvencioneve të prodhimit të agrikulturës dhe mbi të drejtën doganore për prodhimet agrikulturale dhe ato industriale.

Të deleguarit janë pozicionuar në lidhje me modalitetet e një ”mekanizmi special ndihme “për të ndihmuar vendet e varfra duke i mbrojtur prodhimet e tyre të agrikulturës në raste të një fluksi importesh të prodhimeve si psh orizi.

Kjo masë vë kundër vendet importuese dhe ato eksportuese si Costa Rika ,Paraguai apo Uruguai.

“Italia nuk do të nënshkruante marrëveshjen mbi ciklin e Dohas, nëse kërkesat evropiane për “lajmërim të kontrollit të origjinës", nuk do të figuronte në tekst",deklaroi ministri italian i agrikulturës, ndërkohë që ministri homolog francez shpresonte në një marrëveshje të ekuilibruar dhe reciproke.