LAJMI I FUNDIT:

Sipas studimit të fundit të realizuar në Mbretërinë e Bashkuar, imuniteti i tufës është i paarritshëm

Sipas studimit të fundit të realizuar në Mbretërinë e Bashkuar, imuniteti i tufës është i paarritshëm

Shpresat që popullata të bëhet imune ndaj COVID-19, janë shuar nga hulumtimet e reja që tregojnë se antitrupat ‘bien’ shpejt pas rikuperimit nga sëmundja.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, imuniteti i tufës është propozuar nga disa shkencëtarë të cilët besuan se kjo do të ishte alternativa më e mirë për t’u ballafaquar me pandeminë e coronavirusit.


Sidoqoftë, një studim në Mbretërinë e Bashkuar ka zbuluar se numri i njerëzve me antitrupa ka rënë me 26 për qind që kur masat e bllokimit u lehtësuan gjatë verës.

Studiuesit nga “Imperial College London” përfunduan hulumtimin me 365 mijë njerëz gjatë tre raundeve të testimit midis muajit qershor dhe shtator.

Rezultatet e studimit “REACT-2” treguan se 6 për qind e njerëzve kishin antitrupa ndaj virusit, rreth kohës kur bllokimi u lehtësua përkatësisht në fund të qershorit dhe në fillim të muajit korrik.

Mirëpo, nga fillimi i valës së dytë gjatë muajit të kaluar, kjo ra në vetëm 4.4 për qind.

Studiuesja Helen Ward, tha se rezultatet e reja sugjerojnë fuqishëm që imuniteti i tufës është i paarritshëm.

“Kur e mendojmë se 95 njerëz nga 100 kanë ende gjasa të jenë të ndjeshëm, kjo na shpie drejt një rruge të gjatë nga ajo që mund të mbrojë nivelin e popullsisë nga transmetimi”, u shpreh ajo.

“Nuk është diçka që mund të përdoret si strategji për kontrollimin e infeksionit në popullatë”, vazhdoi ekspertja.

Studiuesit zbuluan se të rinjtë, ata nga komuniteti i njerëzve me ngjyrë, aziatikët, pakicat dhe punonjësit e shëndetësisë kishin nivele më të larta të antitrupave, ndoshta për shkak se ata ishin në kontakt të rregullt me individë të infektuar.

Rënia e antitrupave sugjeron që njerëzit do të infektohen në mënyrë të vazhdueshme nga sëmundja.

Ekspertja Wendy Barclay, një specialist i sëmundjeve infektive dhe një nga studiueset tha se antitrupat arrijnë kulmin tre deri në katër javë pas simptomave dhe më pas shuhen.

“Coronavirusët sezonalë që qarkullojnë çdo dimër dhe shkaktojnë ftohje të zakonshme mund të infektojnë përsëri njerëzit pas gjashtë deri në 12 muaj”, tha Barclay. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Evropa
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

Botë
Kalo në kategori