LAJMI I FUNDIT:

Sindikata e lojtarëve dhe ligat më të forta evropiane në ‘luftë’ me FIFA-n shkaku i Kupës së Botës për klube

Sindikata e lojtarëve dhe ligat më të forta evropiane në ‘luftë’ me FIFA-n shkaku i Kupës së Botës për klube

Beteja ligjore kundër Kupës së Botës për Klube 2025 ka nisur seriozisht pasi sindikata e lojtarëve Fifpro dhe ligat më të mira evropiane ngritën një ankesë kundër FIFA-s. 

Ankesat janë rritur se lista e ndeshjeve është tashmë shumë e ngjeshur dhe po përkeqësohet me zgjerimin e formateve të Ligës së Kampionëve, Ligës së Evropës dhe Ligës së Konferencës. 

Mbi të gjitha, prezantimi i formatit të ri të Kupës së Botës për Klube nga viti 2025 do të thotë se disa lojtarë nuk do të kenë pothuajse asnjë pushim gjatë verës.  


Tani forcat e futbollit janë bashkuar për të ndërmarrë veprime , kështu që Fifpro u bashkua me Ligat Evropiane, të cilat përfaqësojnë 39 divizione duke përfshirë Serie A dhe Ligën Premier dhe La Ligan. 

Ata paraqitën një ankesë ligjore në Komisionin Evropian, të cilin drejtori i politikave të Fifpro, Alexander Bielefeld e quajti “të paprecedentë”. 

Beteja filloi në qershor me veprimin ligjor në gjykatën e tregtisë së Brukselit “duke sfiduar ligjshmërinë e vendimeve të FIFA-s për të vendosur në mënyrë të njëanshme kalendarin e ndeshjeve ndërkombëtare dhe, në veçanti, vendimin për krijimin dhe planifikimin e Kupës së Botës për Klube FIFA 2025”. 

Ky turne do të zhvillohet në SHBA nga 15 qershori deri më 13 korrik 2025, me klubet më të njohura që marrin pjesë. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori