LAJMI I FUNDIT:

Sindikalistët e “Alitalia” protestojnë

Sindikalistët e “Alitalia” protestojnë

"Alitalia" nisi një etapë të re mes protestave të sindikatave të cilat kundërshtojnë marrëveshjen e arritur një ditë më parë me 'Air France'.

Kompania italiane e fluturimeve ka rënë dakord t’i shesë 25 për qind të aksioneve të saj kompanisë franko-holandeze ‘Air France-KLM’ për një shumë prej 322 milion eurosh. Marrëveshja u arrit pas disa javësh bisedime.

Presidenti i Alitalias, Roberto Colaninno deklaroi se Air France-KLM kishte mundur kompaninë gjermane Lufthansa dhe se objektivat e arritura kishin tejkaluar pritshmërinë e palës italiane. Air France-KLM dhe Lufthansa janë përballur për më shumë se tre muaj me njëra-tjetrën për të fituar aksionet e kompanisë në krizë.