LAJMI I FUNDIT:

Simulohet një aksident ajror, aeroporti “Adem Jashari” thotë se janë të sigurt dhe i përmbushin gjitha standardet

Simulohet një aksident ajror, aeroporti “Adem Jashari” thotë se janë të sigurt dhe i përmbushin gjitha standardet

Në kuadër të një ushtrimi gjithëpërfshirës gjatë ditës së sotme është simuluar një aksident ajror në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, ku është reaguar në përputhje me standardet e Agjencionit Evropian për Siguri në Aviacion.

Në mënyrë të inskenuar mbi pesëdhjetë persona janë lënduar pas rrëzimit të një aeroplani dhe të gjitha ata kanë marrë trajtimin e duhur nga organet përgjegjëse.


Drejtori i Operimeve të Aeroportit, Adem Gashi u shpreh se qëllimi i këtyre ushtrimeve është që t’i testojnë kapacitet e tyre se sa janë në gjendje t’i përballojnë rastet e mundshme të fatkeqësive që mund të ndodhin.

“Qëllimi i këtyre ushtrimeve është që vërtetë t’i shohim dhe t’i testojmë kapacitetet tona edhe si aeroport, por edhe si shtet që në raste të fatkeqësisë të japim maksimumin që të shpëtojmë jetë të njerëzve dhe t’i minimizojmë dëmet në njerëz, si dhe në të mira materiale. Prandaj, ushtrimi ka filluar me kohë, janë të gjithë skenarët të përfshirë – evakuimi i pasagjerëve, arritja e gjitha agjencive shtetërore, transferimi i të lënduarve nga pika e aeroportit tek spitalet, etj”, tha ai.

Sa i përket sigurisë së aeroportit, “Adem Jashari”, drejtori Gashi tha se janë të sigurt dhe i përmbushin gjitha standardet.

Ky ushtrim gjithëpërfshirës ndodhë çdo dy vjet në aeroportin, “Adem Jashari” në Prishtinë dhe marrin pjesë Policia, FSK, zjarrfikësit, Agjencia e Emergjencave, etj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori