Akademia e Nobelit, duke shpallur fituesen për 1996 (një milion e njëqind mijë dollarë amerikanë) përkujtoi se: “Poezia e Shimborskës me një precizitet ironik dritëson kontekstin historik dhe biologjik në fragmentet e realitetit njerëzor. Me përkushtimin dhe distancën e saj, Shimborska i jep krah të fuqishëm idesë së saj prijatare: se asnjë pyetje nuk është më qenësore sesa pyetjet naive.”
Nga: Halil Matoshi (botuar për herë të parë në revistën kulturore “Sheshi” më 1997)
Apo: Poezia. Ç’është kjo?
A ka pyetje më naive sesa ajo se përse buzëqeshin politikanët? Përgjigjja e saj është poezia “Buzëqeshjet”: “Ende nuk kemi kohë aq të kthjellëta që në fytyra të duket pikëllimi i rëndomtë”.
Lajmi që nderoi poezinë e Vislava Shimborskës (Wisława Szymborska), po ashtu, i zuri të befasuar edhe vetë polakët!? Shtypi njoftonte se pas lajmit të gëzuar për tërë Poloninë, librat e laureates mezi ishin gjetur vetëm në një librari të Varshavës. Autorja thotë: “Nuk mund t’i paramendoj librat e mi në raftet e padronëve të vilave me sallone të mermerta dhe pishina. Lexuesit e mi janë kryesisht të brengosurit që shtangen para dilemës: t’i blejnë librat e Shimborskës apo të blejnë një këmishë, porse në fund zgjedhin librat.”
Secili varg dhe secila poezi e saj është realitet i ri, botë e veçantë, një galaktikë në vete. Mjeshtëria e saj poetike konsiston në një ironi të gdhendur si në aforizëm, pra edhe autoironizimi, por është shumë kumbuese edhe muzika e vargut të saj. Ajo nuk e përcepton botën si shkencëtarët, ajo e ndjen, ajo nuk përshkruan botën, por hulumton honet më të errëta të saj, fijet më të padukshme për mendjen dhe syrin e njeriut, prej aty ku nuk arrin shkenca dhe filozofi e tutje, deri në pafundësi.
Shimborska është poete e pikëllimit, e mëshirës dhe dhembjes njerëzore, por e një sensibiliteti tjetër. Për vargun aq të begatë por të lehtë, e quajtën edhe: Moxarti i poezisë. A nuk të krijon fotografi të gjallë për gjithçka që ka ndodhur dhe që mund të ndodhë? Dëgjoni: ndjehet humori i pagdhendur tek kërcellin si trarët e gërmadhave plot pathos. Dëgjoni: midis kallamit dhe heshtjes ndjehen kërcëllima e urrejtjes, zjarret e saj, lëmshat brilantë të eksplodimeve …
Ajo nuk i akuzon vrasësit, qoftë edhe Adolf Hitlerin, por e përmbys realitetin, si në poezinë “Fotografia e parë”, duke dhënë vetëm copën fëmijërore, pra edhe të pafuqishme e të mirë të tij, duke e “zvogëluar” atë në fëmijë, duke mos “i lejuar” që të rritet. Apo në poezinë “Torturat”, ajo nuk merret me xhelatët, por me fenomenologjinë e shpirtit që bredh, pra ndonjëherë është i sigurt në të qenit e tij, e ndonjëherë jo, ndërkaq që trupi është i pranishëm (ai s’ka ku tret!) dhe ndjen dhe përgjigjet për të gjitha gabimet e qena e të kurdisura, të paqena fare apo ato të çastit. Prandaj poetesha klith: “Ah, klithma ishte, është dhe do të jetë klithmë e pafajësisë”.
E ç’është poezia? Në poezinë “Disa e duan poezinë” ajo thotë: /Poezisë – vetëm ç’është kjo poezia. Jo sall një përgjigje e luhatshme në këtë pyetje bie. E unë nuk e di dhe s’e di dhe mbahem në këtë, sikurse i fundosuri për kashte./
Apo: A thua është normale dashuria e lumtur, a thua është e domosdoshme?
Shimborska përgjigjet: “Vështirë është madje të parashikosh, se gjer ku mund të vijë, sikur shembulli i tyre të imitohej. Në çfarë mund të llogariteshin religjionet, poezitë, për çfarë do të mbahej mend, çfarë do të gjykohej …”
Shimborska është përjetësisht e dëshpëruar: “Qenia njerëzore për nga natyra është e pikëllueshme”.
Po ç’është dashuria e lumtur? Shimborska flet:
“Vogëlushe të mrekullueshme lindin pa ndihmën e saj.
Ajo kurrën e kurrës nuk do të mund të popullojë
rruzullin e tokës,
sepse ndodh shumë rrallë.”
Bota e poezisë së Shimborskës: Një univers naiv i bukur dhe emblematik. /Telegrafi/
***
TORTURAT
Asgjë nuk ka ndryshuar.
Trupi ndjen dhembje,
duhet të hajë, të flejë e të marrë frymë,
lëkura është e hollë dhe currili nën të
është gjaku,
ka zahire dhëmbësh, thonjsh,
eshtrat i ka të thyeshëm, kyçet të lakueshme.
Gjatë torturave merren parasyshë
të gjitha këto.
Asgjë nuk ka ndryshuar.
Trupi dridhet njëjtë siç është dridhur
para dhe pas themelimit të Romës,
në shekullin njëzet
para dhe pas Krishtit.
Torturat janë po ato veçse toka
është zvogëluar
dhe gjithçka që ndodh thua është
bah, në fqinjësi.
Asgjë nuk ka ndryshuar.
Pos që njerëzit janë shtuar,
pos gabimeve të vjetra shfaqen të rejat,
me tamam, të kurdisura, të çastit, të paqena,
por klithma ah, me trup për to përgjigjet.
Ah, klithmë pafajësie
ishte, është dhe do të jetë
ndaj shkallës dhe tonalitetit të stërvjetër.
Asgjë nuk ka ndryshuar.
Pos ndoshta huqet, ceremonitë, vallëzimet.
Lëvizja e dorës për t’ruajtur kryet
e njëjta megjithatë mbetet.
Trupi përpëlitet, çnuket, qelbet
bie i prerë këmbësh shtangur gjunjsh,
vrednohet, enjtet, përjarget, përgjaket.
Asgjë nuk ka ndryshuar
Pos kufijve
vijave të maleve, bregdeteve
shkretëtirave dhe akullnajave.
Midis atyre peizazheve shpirti hallavitet
Zhdavaritet, kthehet, afrohet, largohet
vetvetes i huaj, i pakapshëm i bëhet
jo gjithherë i sigurt
në të qenit e vet.
Derisa trupi është dhe është dhe është
dhe s’ka ku të tresë.
***
HABIA
Pse aq në një person?
Në këtë e jo në një tjetër? Dhe ç’kërkoj këtu?
Në ditën e quajtur e martë? Në shtëpi, e jo
në çerthull.
Në lëkurë, jo në gëzhojë? Me fytyrë, jo
me fletë?
Përse vetëm një herë, dhe këtë personalisht?
pikërisht në tokë? Me yll të vogël?
Pas aq epokash mungese?
Për të gjitha kohët dhe algjet?
Për zgavrore dhe pamje në perspektivë
Pikërisht tash? Deri në gjak dhe eshtra?
Vetëm në vetën me vetën? Përse jo
as para njëqind milash tutje,
jo dje as para njëqind vjetësh
rri dhe shikoj në qetësinë e errët kanosëse
– sikur që me kokë të ngrehur rrëmbimthi
shikon hungëruesi i quajtur qen.
Shqipëroi: Halil Matoshi
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDavid Gilmour dhe Polly Samson për vdekjen, drogën, jetën martesore dhe grupin Pink Floyd
Pasojat e vërteta të identiteteve që formohen mënyrë traumatike njihen thellë vetëm në fund të jetës
Kompozitori i parë i muzikës së kultivuar shqiptare
Letrat nga kampet e Shqipërisë, nënës në Itali: Mos u merakos nëse ndonjëherë të shkruaj zi
Këto pesë vepra të çuditshme surrealiste nuk janë ashtu siç duken!
Kush ishte Zonja e Parë e Prishtinës?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit