LAJMI I FUNDIT:

Simbolika dhe metafora e “zogut”

Në jetën e përditshme kur flitet për zogun, njerëzit zakonisht e përdorin për të folur rreth sjelljeve apo marrëdhënieve seksuale në kuptimin metaforik/simbolik, për t’iu shmangur komunikimit të hapur para fëmijëve. Edhe në diskursin kulturor dhe zhargonin lokal në shoqërinë kosovare, është duke përdorur simbolika e “Zogut” me të madhe si një mjet i integrimit kulturor dhe shoqëror.

Zogu me të cilin identifikohen disa VIP-a, paraqet një imazh të femrës, simbolikës së “Zogut” të saj, me qëllim që përmes mediave të arrihet fama dhe liria seksuale. E themi kështu, sepse metafora dhe simbolika e zogut nuk nënkupton vetëm pasionin, fuqinë apo simbolizmin e pavdekësinë. Shpeshherë kjo metaforë mund të jetë element i famës, lirisë seksuale, por edhe të identitetit apo veçimit të një pjese të trupit të femrës, përkatësisht duke u përdorur si metaforë tjetër, si: zogu, sheqeri, llokumi, ai seni, e shumë forma tjera.


Pra, metafora nënkupton një mekanizëm pasqyrimi për të shprehur botëkuptimet e tyre, realitetin apo edhe paragjykimet. Këto forma mund të konsiderohen edhe si forma të një lloj akulturimi në diskurset sociologjike, por edhe një vlerë e femrës. Të paktën kështu shihet nga disa studiuese të feminizmit.

Në anën tjetër, grupi tjetër i feministëve këto forma i shohin si një imazh jo i mirë i femrës dhe paraqesin destruktivitetin e saj, por edhe pamjen e femrës vetëm si objekt i shfrytëzimit seksual. Në diskurset sociologjike mbi seksin dhe gjininë në kuadër të këtyre termave, simbolikave, metaforave, femrat kryesisht i përshkruajnë përmes stereotipave gjinore p.sh. për një femër të bukur dhe seksi zakonisht përdoren kuptime si: zogu, bleta, etj.; për femrat që janë “të shëmtuara” zakonisht përdoren kuptimet,. si: pelë, lopë, qurë etj. Kurse, femrat të cilat janë të zjarrta në shtrat zakonisht përdoren kuptimet si: mace, tigër, luaneshë etj. Po ashtu, në këto elaborime ka terma dhe kuptime edhe për femrat që ushtrojnë prostitucionin, e që kryesisht emërtohen si: kudër, mace e keqe etj.

Të gjitha këto terma pasqyrojnë faktin se femra nuk shikohet si e barabartë, pavarësisht emancipimit të saj, por shikohet vetëm si objekt seksual. Mirëpo, një pjesë të fajit e bartë edhe ajo (femra) në këtë element. Sido që të jetë, zogu apo metafora e zogut është bërë temë e nxehtë në diskursin kulturor dhe instrument argëtimi i të nxehtit afrikan që ka kapluar së fundi Kosovën.

Fakte për zogun

Ekzistojnë një sërë faktesh mbi zogjtë, si: zogu është e vetmja gjallesë e cila ka pupla. Në botë sipas biologëve sot ekzistojnë mbi 9.000 lloje të zogjve. Pastaj, shpeshherë shërbimet inteligjente përdorin kodet e shumta për operacionet e ndryshme, ndër ta edhe shprehjen zogu. Zogjtë migrojnë sikurse njerëzit në klima të ndryshme dhe vende të ndryshme. Zogjtë janë human ndaj njëri-tjetri njëjtë sikurse njerëzit; zogjtë po ashtu janë romantik sepse din të këndojnë, prandaj edhe tek njerëzit përdoret metafora se “këndon sikur zogu…”.

Gara për zogun më të mirë!?

Metafora se cili është zogu më i mirë është diçka subjektive, është diçka e cila mund të shpjegohet përmes formave narrative, të cilat shumë mirë po i ekspozojnë VIP-at në shoqërinë tonë. Andaj, gara për zogut më të mirë mund të vije si rezultat i shumë faktorëve: faktorit gjinor në mes të meshkujve dhe femrave, faktorit linguistik në mes të mbiemrave dhe kuptimeve të tyre, faktorit simbolizues në mes të simboleve të ndryshme, si dhe faktorëve të tjerë. Mirëpo, esenca qëndron në atë se zogu i kujt është më i mirë? Këtë leksion e marrim nga psikologët socialë. Sipas tyre zogu më i mirë është i femrave… Pra, në kuptimin psikologjik nuk ka rëndësi forma e zogut, por rëndësi ka se cili është zogu më i mirë.

Rrahja e zogut si sadizëm apo mazohizëm

Rrahja e zogut paraqet një sadizëm dhe mazohizëm të llojit të saj, sepse në njërën gjestikualacioni pasqyron kënaqësinë seksuale duke torturuar të tjerët sidomos me ledhatimin e zogut, prekjen, dashurinë ndaj zogut… Ndoshta këtu ndikon edhe narcizoidi zogian (duke prekur zogun dhe ledhatuar atë shpeshherë ekziston një dashuri ndaj vetës). Ndërsa, në anën tjetër mazohizmi mund të akceptohet si etje seksuale me rastin e prekjes së zogut. Në këtë drejtim, kemi eksitimin si formë mazohizmi e cila na paraqitet në momentet kur “rrahet zogu”. Qoftë edhe nëse ekzistojnë forma provokative nga të tjerët, kemi të bëjmë me mazohizëm.

Zogu si katarsis psikologjik

Zogu shihet edhe si një lloj katarsisi psikologjik, një ndjenjë e çlirimi seksual në të cilën ka munguar qysh në fëmijëri. Zogu pikërisht në aspektin psikologjik na paraqitet si ndjenjë seksuale e ndrydhur tek femra në moshën e mitur, ndjenjë e cila është ndrydhur si rezultat i shumë faktorëve psikologjikë. Në vitet e mëvonshme kjo ndjenjë shpërfaqet si liri seksuale e cila ka munguar.

Përderisa në Perëndim simbolika e zogut është shfaqur në vitet e ’60-ta, përkatësisht me revolucionin seksual (shih tek libidoja), tek ne fillon në kohën e sotme si rezultat i shumë faktorëve, në mesin e tyre edhe tabuve që kanë pasur një ndikim dhe vazhdojnë po me këtë ritëm, por me disa ndryshime esenciale. Sipas Frojdit tek njeriu ekzistojnë dy instinkte: erosi – instinkti i jetës (erosi shtyn drejt kënaqësisë fizike siç është seksi) dhe tanatosi – instinkti i vdekjes (tanatosi shtyn shkatërrimit dhe dhunën). Pra, simbolika e zogut në shoqërinë tonë shihet edhe si një çlirim i ndjenjave të ndrydhura seksuale, një thyerje e tabuve dhe një ndjenjë seksuale e cila ka munguar në vitet e hershme të fëmijërisë.

Zogu si produkt i postmodernizmit

Postmodernizmi qysh në fillim ka theksuar se modernen e sheh si të shkuar. Edhe pse ende nuk ka ndonjë definicion adekuatë mbi postmodernizmin, megjithatë sipas Liotarit “postmodernizmi është pjesë e modernes. Ai është emër i përgjithshëm për mbarë gjendjen e qytetërimit të sotëm perëndimor”. Postmodernizmi si lëvizje, por edhe filozofi artistike e shoqërore, është diçka që e ka tejkaluara modernizmin, që nga aspekti teknologjisë e deri tek liritë seksuale. Madje edhe nudizmi shpeshherë si formë e protestave.

Në këtë drejtim, simbolika e zogut shihet si produkt i postmodernizmit me faktin se ky postmodernizëm i ka dhënë shtytje filozofisë së zogut, ka heq atë “perden e hekurt”. Shpeshherë si forma të manifestimit të protestave kemi parë edhe rrahjen e zogut në mënyrë nudo, që ka simbolizuar protestë ndaj një problemi të caktuar, siç ishte rasti në Rusi me grupin Pussy Riot.

Tek ne, edhe pse ende nuk ka pasur formë tipike nudizmit protestues, megjithatë ai është manifestuar në mënyrë simbolike si dëshirë për të protestuar dhe ka shpërfaq identitetin gjinor të femrës. Pra, në postmodernizëm simbolika e zogut mund të kuptohet në dy forma: e para përmes kiberseksit virtual, ku falë teknologjisë së lartë njerëzit sot dëshirat e tyre seksuale i realizojnë përmes virtualitetit, halogrameve e formave të tjera. Mund të duket si paradoks, mirëpo nuk janë rastet e rralla kur njerëzit etjen e tyre seksuale e shuajnë përmes kiberseksit virtual. Kurse, forma e dytë ka të bëjë me nudizmin si formë jo vetëm protestuese, por edhe liri seksuale e cila ka munguar në modernen.

Zogu në mitologji

Rolet e zogjve në mitologji janë aq të ndryshme sa edhe llojet e ndryshme të zogjve që gjenden në tregimet dhe legjendat në të gjithë botën. Simbolika e tyre në mitologji dallon varësisht nga shoqëria në shoqëri, nga kultura në kulturë. Shpeshherë simbolika dhe metafora e zogut ka qenë e lidhur me perënditë e veçanta në mitologji ose djallëzitë në civilizime të ndryshme. Kjo formë është paraqitur si perëndi, simbol i perëndive apo edhe ndihmesë që njerëzit në mënyrë sugjestive e kanë adhuruar.

Në shumë kultura zogjtë janë menduar se janë një lidhje në mes të mbinatyrshmes, përkatësisht në mes të qiejve dhe tokës. Sipas mitologjive në njërën anë zogjtë janë të lidhur me ogure të mira që korrespondojnë me idetë pozitive. Ndërsa, në anën tjetër zogjtë shpeshherë shihen edhe si lloj postieri i cili paralajmëron fatkeqësi ose vdekje, sidomos janë të njohura format e tilla edhe në mitet shqiptare, format e ndryshme të zogjve (si: qyqja, huti, gugutka, etj), që nëse qëndron mbi ose afër ndonjë shtëpie, në atë shtëpi do të ndodhë ndonjë fatkeqësi, vdekje apo diçka e tillë.

Po ashtu, ka raste të zogjve të cilët njerëzit në mënyrë metafraze besojnë e që janë të pabesueshëm apo imagjinarë, siç është rasti me feniksin ku disa fise apo popuj ende e adhurojnë dhe që simbolizon një zog mitik me një bisht prej ari dhe flakë të kuqe që ka ekzistuar në Egjiptin e vjetër e i cili digjej dhe ringjallej përsëri nga hiri i tij, pra që nënkupton pavdekshmërinë tij. Me fjalë të tjera secila kulturë ka mitet e saj dhe në përgjithësi sipas miteve zogu shihet si: simbol i paqes, simbol i lirisë, simbol i forcës, natyrës, seksit, postierit (bartjes së mesazheve), si dhe simbol i shumë formave tjera.