Si do të jenë marrëdhëniet SHBA-Rusi nën administratën Biden?

Presidentët George W. Bush dhe Barack Obama, kur u zgjodhën për herë të parë, u shprehën se besonin që mund të krijonin raporte të afërta me udhëheqësin rus Vladimir Putin për të përmirësuar në mënyrë dramatike marrëdhëniet SHBA-Rusi. Por gjykimi i tyre për zotin Putin ndryshoi shpejt.
Kur u pyet se çfarë përshtypjesh kishte krijuar kur u takua personalisht me zotin Putin, Presidenti George W. Bush tha, “E pashë në sy. M’u duk njeri i hapur, i besueshëm. Më duket se ia kuptova shpirtin”. Tetë vjet më pas, Presidenti Obama u përpoq të përmirësonte marrëdhëniet, por iu shuan shpresat kur Rusia aneksoi Krimenë në 2014.
Joe Biden, ish-nënpresident nën administratën Obama, është shprehur pro një strategjie për një fillim të ri me Rusinë. Por diplomatë dhe analistë thonë se nuk pritet që ai të ndjekë shembullin e pararendësve. Zoti Biden pat thënë gjatë fushatës se, “Besoj se Rusia është kundërshtarja jonë; e besoj me të vërtetë“. Ndërsa ai e cilësoi Kinën “një konkurrente, një konkurrente serioze”.
Gjatë fushatës presidenciale, Biden u përpoq të tregonte dallimin mes tij dhe Presidentit Trump lidhur me Rusinë, duke akuzuar rivalin e tij se tregohet i butë me Putinin, raporton zeriamerikes.
Trump dhe ndihmësit e tij u kundërpërgjigjën në gusht “Personi më i padëshirueshëm për Rusinë në postin e presidentit është Donald Trumpi, pasi askush nuk ka qenë më i ashpër me Rusinë“.
Në fillim të muajit të kaluar, zoti Biden kritikoi presidentin se ka qëndruar i heshtur lidhur me helmimin e udhëheqësit të opozitës ruse, Alexei Navalny, për të cilin ai fajësoi drejtpërdrejt qeverinë ruse.
“Përsëri, Kremlini ka përdorur armën e tij të preferuar, agjentin nervor Noviçok, në përpjekje për t’i mbyllur gojën një kundërshtari politik. Kjo është marka e regjimit rus që është kaq i fiksuar sa që nuk pranon dot kritika apo kundërshtarë,” tha ai.
Por kandidatët mund të bëjnë premtime që nuk i zbatojnë kur vijnë në post; nganjëherë të shtyrë nga rrethanat apo ngjarjet ata nuk arrijnë të përmbushin zotimet. A do të jetë Presidenti Biden i rreptë në qëndrimin ndaj Rusisë?
“Nuk ka Fillim të Ri”
“Nuk mendoj se zoti Biden do të afrohet apo zbutet ndaj Putinit,” thotë David Kramer, ish-ndihmës sekretar i shtetit nën presidencën e George W. Bush. “Moska ka vazhduar fushatën e dizinformimit kundër tij, prandaj nuk mendoj se Biden do të zgjasë dorën e miqësisë,” thotë zoti Kramer.
Ish-zyrtari amerikan nuk mendon se do të ketë një kapitull të ri në marrëdhëniet SHBA-Rusi me ardhjen e zotit Biden në Shtëpinë e Bardhë. Ai thotë se Biden do të përqendrohet kryesisht tek zhvillimet e brendshme.
“Për sa u përket temave të politikës së jashtme, nuk mendoj se Rusia do të jetë në krye të listës, pasi ka shumë probleme të tjera,” thotë zoti Kramer.
Biden dhe Putin janë takuar më parë. Në një intervistë në 2011 me revistën The New Yorker, zoti Biden tha se në një takim i kishte thënë udhëheqësit rus “Po të shoh në sy dhe nuk mendoj se ke shpirt”. “Ai më pa, buzëqeshi dhe u përgjigj ‘Më duket se e kuptojmë njeri-tjetrin’,” vazhdoi Biden.
Analistët thonë se sanksionet ekonomike amerikane kundër Rusisë, të vëna nga administratat Obama dhe Trump janë një tjetër pengesë për përmirësimin e marrëdhënieve.
“Zonë Gri”
Ish-diplomatë perëndimorë thonë se antagonizmi ka gjasa të vazhdojë mes Uashingtonit dhe Moskës për sa kohë që Kremlini përpiqet të minojë institucionet perëndimore.
Javën e kaluar një këshilltar i lartë i kryeministrit britanik Boris Johnson, Mark Sedwill, bëri të ditur se Britania ka ndërmarrë një seri sulmesh të fshehta kibernetike kundër udhëheqësve rusë dhe interesave të tyre “për të imponuar një çmim më të lartë se ç’e prisnin” për sulmet e tyre kibernetike ndaj Perëndimit.
Vende të tjera perëndimore, përfshirë SHBA, po bëjnë të njëjtën gjë, thonë zyrtarët e zbulimit, në akte të ndërsjellta hakmarrëse në konfliktin kibernetik me Kremlinin në të ashtuquajturën “zona gri” – situata mes një konflikti të hapur ushtarak dhe marrëdhënieve normale mes vendeve.
SHBA dhe fuqi të tjera perëndimore janë në konflikt me Rusinë mbi një numër temash, që nga aneksimi i Krimesë, tek aktiviteti rus në Ukraninën lindore, që nga mbështetja për presidentin e Sirisë Bashar al-Asad, tek përpjekjet për të vrarë spiunin e dyfishtë Sergei Skripal në Angli në 2018.
Heather Williams e grupit analist britanik “Chatham House” parashikon se administrata Biden do të përqëndrohet në dy fusha: rivendosjen e rregulloreve për kontrollin e armëve dhe forcimin e NATO-s për të mos lejuar aventurizmin rus.
“Nga njëra anë, SHBA duhet të vazhdojë praktikat e dekurajimit të veprimeve të Moskës dhe të rifitojë kredibilitetin ndër aleatët. Po ashtu, Uashingtoni duhet të punojë për kontrollin e armëve dhe të identifikojë mundësi për uljen e kërcënimeve”.
Në ditët e fundit të fushatës presidenciale, Kremlini dukej se po përgatitej për të dyja skenaret në rezultatin zgjedhor.
Ndërkohë që kampi zgjedhor i Presidentit Trump po hidhte akuza në adresë të djalit të zotit Biden për korrupsion në marrëdhëniet me një kompani energjetike ukrainase, zoti Putin nuk u duk se po u mëshonte këtyre akuzave, duke thënë “Po, ai mund të ketë qenë në kontrata biznesi në Ukrainë, ndoshta është akoma. Ky është problem me interes për amerikanët dhe ukrainasit. Nuk shoh që të ketë ndonjë shenjë për aktivitet kriminal”.
Kontrolli i armëve bërthamore
Presidenti Putin bëri thirrje këtë muaj që të mos lejohet të skadojë traktati ekzistues mes Rusisë dhe SHBA për kontrollin e armëve bërthamore. Ai propozoi zgjatjen e traktatit Start i Ri që skadon në shkurt.
Traktati u nënshkrua në 2010 nga Presidenti Obama dhe presidenti rus në atë kohë, Dmitri Medvedev. Ky pakt kufizon mbushjet bërthamore që mund të zotërojë secili nga këto vende, si dhe raketat dhe bombarduesit që mund të dislokohen.
Gjatë karrierës së gjatë si senator, Biden ka folur me forcë për nevojën për kontrollin e armëve dhe është zotuar se do të zgjasë Startin e Ri duke thënë se ka të ngjarë që të pranojë ofertën ruse për ta zgjatur këtë pakt për pesë vjet. /zeriamerikes/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Nëse dalloni një aeroplan Boeing E-4 në qiell, mund të nënkuptojë se ju kanë mbetur ‘vetëm pesë minuta jetë’

Kushëriri i JD Vance, ish-luftëtar vullnetar në Ukrainë, dënon ‘sjelljen’ e zëvendës-presidentit amerikan ndaj Zelenskyt

Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Nëse dalloni një aeroplan Boeing E-4 në qiell, mund të nënkuptojë se ju kanë mbetur ‘vetëm pesë minuta jetë’

Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Shpërthimi bëri që nëntë ushtarë rusë të dorëzohen tek forcat speciale ukrainase pranë Pokrovsk

Kushëriri i JD Vance, ish-luftëtar vullnetar në Ukrainë, dënon 'sjelljen' e zëvendës-presidentit amerikan ndaj Zelenskyt

Pse bisedimet për paqen në Ukrainë po zhvillohen në Arabinë Saudite?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa