Si i parashikojnë qentë tërmetet? A mund të jenë kafshët sistemi më i mirë i alarmit?

Që nga kohërat e lashta, ka pasur dëshmi se kafshët ndryshojnë sjelljen dhe lëvizjet e tyre përpara ndonjë fatkeqësie natyrore. Çfarë ndjejnë ata që njerëzit nuk munden
Disa vende u shkatërruan nga tërmeti i fundit. Turqia dhe Siria kanë vuajtur më së shumti dhe ndërsa viktimat njerëzore janë ende duke u numëruar, tema se si kafshët arrijnë të ndjejnë tërmetet dhe nëse mund të na paralajmërojnë me sjelljen e tyre, është ngritur sërish.
Ndonëse me teknologjinë e përparuar që ekziston sot, është vështirë të zbulohen shumë lloje të fatkeqësive natyrore të afërta. Për shembull në rastin e tërmeteve, sensorët sizmikë japin sinjal vetëm kur ndodhin dridhjet e tokës, , transmeton Telegrafi.
Parashikimet e besueshme kërkojnë sinjale pararendëse. Dhe shkencëtarët nuk kanë gjetur ende asnjë sinjal, mbi atë që ndodh vazhdimisht përpara tërmeteve të mëdha. Nga këtu buron edhe gatishmëria në rritje e disa shkencëtarëve, për të marrë në konsideratë më shumë sinjale paralajmëruese nga sjellja e kafshëve.
Në rrjetet sociale janë të shumta dëshmitë, shumë persona kanë ndarë eksperienca me kafshët shtëpiake, macet dhe qentë e tyre, të cilat fjalë për fjalë “u egërsuan” pak para tërmetit.
Kur cunami ndodhi në Oqeanin Indian në vitin 2004, i cili u shkaktua nga një tërmet shkatërrues nënujor me magnitudë 9.1 të shkallës Rihter, njerëzit nuk u paralajmëruan në kohë sepse të gjitha sistemet e komunikimit dështuan dhe rreth 225 mijë njerëz vdiqën, megjithatë kafshët disa orë përpara fatkeqësisë kishin ndryshuar plotësisht sjelljen e tyre.

Në minutat dhe orët para se dallgët e ujit deri në nëntë metra të larta të godasin brigjet, disa kafshë dukej se ndjenin rrezikun e afërt dhe u përpoqën të shpëtonin.
Sipas rrëfimeve të dëshmitarëve okularë, elefantët ikën në terrene më të larta, flamingot braktisën zonat e ulëta të foleve dhe qentë refuzuan të dilnin jashtë. Një tufë bizonësh pranë bregut papritur ngrenë veshët, ngulën sytë nga deti dhe më pas u strehuan në majën e një kodre aty pranë, vetëm pak minuta para se të godiste cunami.
Çfarë thonë hulumtimet?
Shkencëtarët nga Gjermania u përpoqën të japin një shpjegim për këtë fenomen, duke kryer kërkime nga tetori 2016 deri në prill 2017.
Ekspertët nga Instituti Max Planck në Mynih dhe Universiteti i Konstanzit, të udhëhequr nga profesori Martin Vikelski, hetuan se si gjashtë lopë, pesë dele dhe dy qen zbuluan aktivitetin sizmik shumë kohë përpara se njerëzit të ndjenin tërmetin.
Për qëllime kërkimore, ata u lidhën sensorë kafshëve, të vendosura në një fermë në një zonë të largët në Itali, dhe monitoruan lëvizjet e tyre për disa muaj, një proces i njohur si biologging. Kollaret me çipa, dërgonin të dhëna për lëvizjet e tyre në një kompjuter qendror çdo disa minuta. Në atë periudhë, pati më shumë se 18,000 tërmete, dhe deri në 12 ishin më të fortë se 4 të shkallës Rihter.
– Hulumtimi tregoi se kafshët ishin jashtëzakonisht të shqetësuara për 20 orë para tërmetit. Sa më afër epiqendrës së tërmetit, aq më shpejt do të shfaqnin sjellje të pazakonta – tha Vikelski.
Sa herë që kafshët e vëzhguara të fermës ishin kolektivisht 50 për qind më aktive për 45 minuta, studiuesit ishin në gjendje të parashikonin një tërmet me magnitudë mbi 4.0, raporton BBC.
Në një studim tjetër Vikelski monitoroi lëvizjet e dhive në shpatet vullkanike të malit Etna në Sicili. Ai zbuloi gjithashtu se kafshët kishin një ndjesi paraprake, se kur Etna do të shpërthente sërish.
Përfundimi është ky – duke përcaktuar pozicionin dhe sjelljen e kafshëve, ishte e mundur të parashikohej se ku do të jetë epiqendra e një tërmeti të ri.
Në këto kushte, studiuesit do të duhet të vëzhgojnë një numër më të madh kafshësh për periudha më të gjata kohore në zona të ndryshme sizmike anembanë botës, përpara se ato të mund të përdoren për të parashikuar tërmetet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mund të hiqni njollat e verdha në rrobat e bardha me vetëm një përbërës
Këto janë 33 rekorde botërore të seksit

Stjuardesa sugjeron pse nuk duhet të duartrokitni pas aterimit të aeroplanit

Kulmi i kënaqësisë: Çka është super-orgazma dhe si munden femrat ta arrijnë klimaksin më shumë se 100 herë?

100 ushtrime të cilat mund t’i bëni me pesha deri në pesë kilogramë (Video)
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës