Kur Mbreti saudit Salman bin Abdulaziz arrestoi dhjetëra princa dhe biznesmenë të fuqishëm, si një goditje ndaj korrupsionit, asnjë prej emrave nuk fitoi vëmendjen botërore që mori princi Alwaleed bin Talal.
Për dekada ai ka qenë një njeri i famshëm në Wall Street, i njohur për aksionet e tij të mëdha në kompani si Citigroup, Apple, Twitter dhe Lyft. Pronar i një jahti 282 metra të blerë nga Donald Trump, Alwaleed fluturon me një Boeing 747 dhe ka një kopsht zoologjik në vendpushimin e tij në periferi të Rijadit.
Tipar përcaktues i Rijadit është “Kingdom Centre” që është një ndërtesë xhami 992 metra e gjatë të cilën ai e ndërtoi në 2002, aty ndodhen dhe zyrat e tij qendrore.
Pasuria prej 17 miliardësh e Alwaleed është relativisht e bërë vetë. Siç ai thotë, grupi i investimeve të tij “Kingdom Holding”, i cili ka një vlerë në treg prej 8 miliardë dollarësh, u ndërtua në vitin 1979 me 30 mijë dollarë e dhuruar nga i ati i tij dhe një kredi shtëpie, përcjell Telegrafi.
Fillimisht ai mbajti marrëveshjet tipike të një princi ndërmarrës, u mor me tregtinë e tokës dhe shërbeu si ndërveprues për kompanitë e huaja që kërkonin terren në Mbretëri. Por në vitin 1990, Alwaleed filloi të blinte aksione në Citigroup. prej paraardhësit të kësaj kompanie bilanci i të cilit kishte marrë një goditje nga kreditë e pasurive të patundshme.
Në shkurt të vitit 1991, shefi ekzekutiv, John Reed, kërkoi një shumë parash në dorë dhe Alwaleed derdhi dhe një gjysmë miliardë dollarë në bankë duke e çuar madhësinë e zotërimeve të tij në 800 milionë dollarë.
Gjatë dy dekadave të ardhshme, Princi mori aksione në dhjetëra kompani të profilit të lartë si Saks, News Corp dhe Netscape. Ai zhvilloi shijen për hotelet, duke blerë disa prej tyre më prestigjioze në botë, duke filluar nga Plaza në New York tek George V në Paris, përcjell Telegrafi.
Në vitin 2007 ai u bashkua me kompaninë e investimeve private të Bill Gates për të marrë zinxhirin e hoteleve Four Seasons, në një marrëveshje prej 3.4 miliardë dollarësh.
Nga fundi i shekullit, Alwaleed u përmend shpesh në shtyp si “Warren Bufett i Arabisë”, një krahasim që atij i pëlqeu. Dhjetë vitet e fundit aksionet e tij në Citygroup ishin rritur me 190 për qind. Ai investoi 345 milionë dollarë në Euro Disney, por në vitin 2005 ai shiti aksionet në Apple.
Alwaleed rriti aksionet e tij në Citygroup në vitin 2008 ndonëse aksionet kishin rënë në krizë financiare. Që nga dhjetori i 2016-së ai kishtë në pronësi 4.7 për qind të Twitter, sipas regjistrimeve rregullative të bëra nga kompania e medieve sociale. Ai ishte një aleat i rëndësishëm i Rupert Murdoch duke qenë se mbante aksione tek 21 Century Fox, por të dhënat e Bloomberg tregojnë se ai kohët e fundit i shiti aksionet e tij.
Alwaleed nuk ka lënë pas dore investimin në tregun e vendit të tij dhe ka të ngjarë që ai të ketë bërë investime të mira aty. Indeksi i bursës së Arabisë Saudite është më shumë se trefishuar që në vitin 1994, i nxitur nga një bum i naftës që i shtyu çmimet mbi 100 dollarë për fuçi para se ky çmim të binte vitet e fundit.
Që nga 30 qershori 2017, Alwaleed vlerësoi investimet e tij në Lindjen e Mesme, duke përfshirë aksionet në kompaninë mediatike “Rotana Group” dhe tokën saudite, me një vlerë gati 6.5 miliardë dollarë, përcjell Telegrafi.
Alwaleed ka qenë për shumë njerëz në botë një ambasador jozyrtar i Arabisë Saudite dhe fuqisë së saj shpenzuese. Ai ka qenë mbështetës i të drejtave të grave saudite për të punuar. Ai punësoi piloten e parë femër në vend për të fluturuar me avionët e tij privatë dhe pjesa më e madhe e personelit të tij janë gra.
“Këto pikëpamje të tij e bëjnë më të pashpjegueshme situatën në të cilën ai ndodhet tani dhe goditjet që ju bënë”, thotë analistja Jane Kinninmont e Chatham House.
Princi 34 vjeçar, Muhammed bin Selman, trashëgimtar i fronit, i cili zotëron pjesën më të madhe të pushtetit në Mbretëri, ka bërë liberalizimin e rreptë të kufizimeve fetare të Arabisë Saudite të cilën e konsideron një gur themeli për axhendën e tij. Alwaleed e ka lavdëruar në publik Princin e kurorës, por historia e tij familjare duket se e bën atë të pabesueshëm dhe të dyshimtë, pasi i ati i Alwaleed, i njohur si “Princi i Kuq”, u dëbua në vitin 1960 për shkak se kishte kritikuar familjen mbretërore.
Miliarderi investon personalisht në aksione së bashku me Kingdom Holding. Ai refuzoi kërkesat e përsëritura për të zbuluar detaje rreth pasurive të tij publike dhe private. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Viva Fresh, gjiganti i Kosovës që po riformëson ekonominë vendore!

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës