LAJMI I FUNDIT:

Si e mori emrin Milka: Çokollata mban emrin e kësaj sopranoje të famshme kroate

Si e mori emrin Milka: Çokollata mban emrin e kësaj sopranoje të famshme kroate

Milka Trnina ishte një yll në Evropë dhe Amerikën e Veriut në fund të shekullit XIX-të dhe në fillim të shekullit të XX-të. Ajo ishte aq popullore, sa që ekziston legjenda se një çokollata me famë botërore mban emrin e saj.

Milka Trnina ka lindur në vitin 1863 në Ivaniq-Grada, i cili ndodhet në afërsi të kryeqytetit kroat, Zagrebit. Këngëtarja më e madhe kroate dhe sigurisht një nga sopranot më të rëndësishme në historinë botërore të operës.

U bë aktorja e famshme në veprat e Richard Wagnerit, ndërsa ka luajtur edhe te veprat e Ludwig van Beethoven dhe Wolfgang Amadeus Mozart. Giacomo Puccini, kompozitori më i madh italian, kishte thënë se askush nuk krahasohet me Milkan, transmeton Telegrafi.


Milka ka studiuar në Zagreb dhe Vjenë, ndërsa për herë të parë para publikut ka performuar në vitin 1882. Më pas u paraqit edhe në skenën e Leipzigut, Grazit, Bremenit dhe Munichit, ku morri edhe nofkën si “këngëtare bavareze”.

Ajo ka performuar edhe në Bayreuthin e famshëm, shtëpinë e Wagnerit, por shumëkush ishte i bindur se ajo ka prejardhje çifute, për të cilën gjë më nuk u ftua më të performonte në këtë skenë të mirënjohur gjermane.

Këngëtarja kroate vdiq në vitin 1941, ndoshta për shkak të pikëllimit me atë që po ndodhte rreth saj; në fakt, vetëm një muaj pasi ushtashët shpallën pavarësinë e Kroacisë, transmeton Telegrafi

Një nga rrëfimet më interesante në lidhje me këtë person për njohësit e historisë së artit të çokollatave, lidhet me shfaqjen e çokollatës së mirënjohur "Milka".

Edhe pse zakonisht pohohet se emri i këtij produkti vjen nga një kombinim i fjalëve të qumështit në gjuhën gjermane – Milch dhe Kakaos, legjenda thotë se Karl Rus-Suchard – prodhues dhe nipi i
zviceranit, Philippe Suchard, i cili e themeloi këtë kompani në vitin 1901, aq shumë i la mbresa një perfomancë e Trinas në gjermani, sa që vendosi që produktin e ri të çokollatës ta quante me emrin “Milka”.

Edhe pse nuk dihet nëse kjo është e vërtetë, ky rrëfim ende është aktual në mesin e personave që merren me historitë e prodhimeve të çokollatave. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Interesante
E lodhur nga lidhjet në Londër, britanikja niset drejt Spanjës në kërkim të “duhurit” – pamjet bëhen virale

E lodhur nga lidhjet në Londër, britanikja niset drejt Spanjës në kërkim të “duhurit” – pamjet bëhen virale

Interesante
Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Interesante
Amerikanja fiton 1 milion dollarë në lotari për herë të dytë në 10 javë

Amerikanja fiton 1 milion dollarë në lotari për herë të dytë në 10 javë

Interesante
Nëna e gjashtë fëmijëve që jeton në banesën dy dhomëshe, tregon në TikTok si ia del t’i sigurojë të gjithëve hapësirë për të fjetur

Nëna e gjashtë fëmijëve që jeton në banesën dy dhomëshe, tregon në TikTok si ia del t’i sigurojë të gjithëve hapësirë për të fjetur

Interesante
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Kalo në kategori