LAJMI I FUNDIT:

Si e ktheu Netflix një serial televiziv të anuluar, në një prej më të ndjekurve në botë

Si e ktheu Netflix një serial televiziv të anuluar, në një prej më të ndjekurve në botë

Seriali “Manifest”, i cili flet për pasagjerët dhe ekuipazhin e një aeroplani që u zhduk dhe më pas u shfaq papritur pas pesë vitesh, u bë hit pasi Netflix mori të drejtat e transmetimit.

Seriali fillimisht u transmetua në NBC në vitin 2018, por u anulua pas tri sezonesh. Në gusht të vitit 2021, vetëm disa muaj pasi NBC e anuloi serialin, Netflix bleu të drejtat dhe njoftoi sezonin e katërt, i cili theu të gjitha rekordet.

Për çfarë bëhet fjalë?


“Aeroplani komercial i pasagjerëve papritur u shfaq pesë vjet pas zhdukjes, dhe pasagjerët duhet të ri-integrohen në shoqëri”, shkruhet në sinopsis. Aeroplani në fluturimin 828 të Montego Air u ngrit në prill të vitit 2013 nga Montego Bay në Xhamajkë për në Aeroportin Ndërkombëtar “John F. Kennedy” në New York dhe më pas u zhduk duke u shfaqur përsëri në nëntor 2018. Pas uljes në New York, të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi u pritën nga zyrtarët qeveritarë, të cilët u thanë se kishin qenë të humbur për pesë vjet e gjysmë dhe se ishin shpallur të vdekur.

Në sezonin e katërt luajnë shumica e ekipit nga seriali origjinal, duke përfshirë: Melissa Roxburgh, Josh Dallas, JR Ramirez, Luna Blaise, Parveen Kaur dhe Matt Long si dhe Ty Doran, i cili u bashkua me ekipin si Cal i rritur në finalen e sezonit të tretë.

Sezoni i katërt magjepsi fansat

Që kur u shfaq në Netflix, “Manifest” u bë një hit i madh dhe një nga serialet më të shikuara në platformën e njohur të transmetimit. Episodi i parë i sezonit të katërt u publikua në nëntor të vitit të kaluar, dhe i dyti në qershor të këtij viti, por Netflix nuk ka njoftuar zyrtarisht një sezon të pestë, gjë që duhet të nënkuptojë se seriali ka përfunduar. Sipas raportit të Variety për vitin 2022, episodet fillestare të sezonit të katërt kishin 57.1 milionë orë shikimi në tri ditët e para.

Por duke marrë parasysh që shumë shikues e kanë quajtur “Manifest” si “serialin më të mirë të Netflix-it ndonjëherë”, fansat shpresojnë që një sezon i pestë të jetë në horizont.

Seriali magjepsi edhe kritikët

Sezoni i katërt i “Manifest” ka një vlerësim mbresëlënës prej 88 për qind në Rotten Tomatoes, dhe kritikët e kanë lavdëruar hitin e Netflix. “‘Manifest’ bën gjithçka të mundshme në sezonin e tij të fundit për të provuar se ia vlente të mbijetohej anulimi i vitit 2021”, shkroi Nicole Gallucci nga Decider.

“‘Manifest’ u kthye dhe është më i mirë se kurrë, duke shfrytëzuar plotësisht jetën e tij të re në Netflix për të mbajtur shikuesit në buzën e ulëseve të tyre deri në momentin e fundit të këtij fluturimi”, shkroi Jay Snow nga Collider. “Sezoni i katërt i ‘Manifest’ nuk do t’i zhgënjejë fansat e serialit edhe pse ka të ngjarë t’u thyejë zemrat dhe/ose t’i bëjë zemrat t’u rrahë më shpejt”, përfundoi Lauren Piester nga The Wrap. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Magazina
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Magazina
Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Magazina
Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Magazina
Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Magazina
Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Magazina
Kalo në kategori