LAJMI I FUNDIT:

Si do të shpenzohet buxheti prej 1.4 miliardë dollarë

Si do të shpenzohet buxheti prej 1.4 miliardë dollarë

Siç është deklaruar gjatë miratimit në parim, më shumë se 100 milionë euro do të investohen në rrugë, prej tyre 53 milionë për renovimin e rrugëve të vjetra, siç janë rruga Prishtinë-Kaçanik, Prishtinë-Pejë dhe Prishtinë-Mitrovicë.

Projekt-buxheti i Kosovës për vitin 2009 prezantohet të jetë 15 për qind më i lartë se ai i këtij viti, por edhe nevojat ekonomike vitin e ardhshëm do të jenë më të larta.

Kryeministri Thaçi ka premtuar se në vitin 2009 do të ketë rritje të pagave për gjithë sektorin publik për 10 për qind, si dhe ngritje të pensioneve për 12 për qind.

“Këtë viti po i vejmë themelet e shtetit të Kosovës, dhe nëse viti 2008 ka qenë viti i pavarësisë së Kosovës, viti 2009 do të jetë viti i pavarësisë ekonomike të saj”, ka thënë kryeministri Thaçi, pas prezantimit në parim të këtij projekt-buxheti.


Siç është deklaruar gjatë miratimit në parim, më shumë se 100 milionë euro do të investohen në rrugë, prej tyre 53 milionë për renovimin e rrugëve të vjetra, siç janë rruga Prishtinë-Kaçanik, Prishtinë-Pejë dhe Prishtinë-Mitrovicë.
Po ashtu, sipas Qeverisë, më shumë se 30 milionë euro do të investohen për rrugë të reja, do të ndërtohen dhe rinovohen më shumë se 60 shkolla të mesme dhe fillore me një kosto prej 66 milionë €, ndërkaq do të sigurohen falas edhe barnat nga lista esenciale.

Po ashtu rreth 60 milionë të tjera do të shkojnë për Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe për Shërbimin Inteligjent të Kosovës./telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Ekonomi
Kalo në kategori