Nisma për ngritjen e një dogane në Durrës, që do t’i shërbente bizneseve të Kosovës, nuk ka rezultuar praktikisht funksionale edhe pse godina për këtë qëllim u përurua nga Kryeministri Rama dhe ministri i Financave, Arben Ahmetaj.
Burimet nga doganat bënë të ditur se vetë bizneset e Kosovës nuk qenë të interesuar dhe zhdoganimi në Durrës nuk kishte fizibilitet për asnjërën palë. Së pari, zhdoganimi në Durrës do të rriste shanset për kontrabandë në territorin shqiptar. Teksa kostot doganore me Kosovën krijohen nga disa koncesione që qeveritë më parë kanë vënë në të dy anët dhe kjo nuk lehtësohet nga asnjë lloj bashkëpunimi apo marrëveshje. Koncesioni i skanimit në Shqipëri me 22 euro për çdo deklaratë doganore dhe tarifat e larta të parkimit të kamionëve në pjesën e Kosovës janë koncesione dhe po krijojnë kosto shpeshherë më të mëdha se proceduarat e zakonshme.
Këto kosto do të rëndohen më tej nga vënia e taksës së re në Rrugën e Kombit, ku për kamionët i kalon të 26 eurot. Kontrolli i Lartë i Shtetit ushtroi këtë vit një inspektim të posaçëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave për të parë se si po shkon lehtësimi i tregtisë me Kosovën. Në përfundim të kontrollit, KLSH u shpreh se nisma e unifikimit doganor mbetet ende larg, për aq kohë sa mungon një hap vendimtar, siç është ai i unifikimit të politikave fiskale mes dy vendeve.
“Veprimtaria e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, në unifikimin e pikave doganore si proces teknik e operacional është e mangët dhe nuk ka krijuar premisat për një bashkim doganor të shpejtë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës. Nuk është hedhur hapi vendimtar, unifikimi i politikave fiskale, si parakusht për sigurimin e bashkimit doganor, i cili përbën potencial për rritjen e shkëmbimit të mallrave, rritjen e ekonomisë për dy vendet, si dhe një parapërgatitje e procesit të maturimit për institucionet shqiptare për t’u bërë ballë sfidave që parashtron integrimi në tregun evropian”, vlerëson KLSH, shkruan Monitor.
Duke u ndalur edhe te Porti i Shëngjinit apo Durrësit, që jo në pak raste janë lakuar si pika doganore ku pala kosovare do të kishte qasje direkte, KLSH analizon se për të parin nuk ka një analizë të mirëfilltë, kurse për të dytin ka pasur vonesa që biznesit i kushton të paktën 2 milionë euro, për shkak të burokracive.
“Braktisja e projektit për kalimin e Portit të Shëngjinit në shërbim të Doganës së Kosovës, pa u kryer një studim i mirëfilltë për potencialet dhe përfitimet ekonomike që do të sillte për të dy vendet, ka shkaktuar mungesë përgatitjeje institucionale, e cila është reflektuar edhe në shtyrjen e operimit të Doganës së Kosovës në Portin e Durrësit. Grupi i Auditimit është informuar më 10 nëntor 2017 nga Ministria e Financave të Shqipërisë se, operimi i doganës së Kosovës në Portin e Durrësit do të fillonte në dhjetor 2017, për të cilën është përgatitur edhe një projektvendim i Këshillit të Ministrave “Për lejimin e kryerjes së kontrolleve fizike nga zyrtarët e zyrës doganore të Kosovës në Portin e Durrësit dhe Porto Romano dhe njohjen e licencave të agjencive të përfaqësimit Doganor të Kosovës”, nënvizon KLSH.
Fakti që zyra doganore e Kosovës nuk u hap në muajin dhjetor në Portin e Durrësit, sipas KLSH, përbën një tërheqje nga projekti duke qenë se pala shqiptare nuk ka marrë asnjë masë për të plotësuar kriteret bazike të operimit. Porti i Durrësit ka edhe një volum të dukshëm të mallrave që tranzitohen apo përpunohen me destinacion Kosovën.
“Nga operimi i plotë i doganës së Kosovës në Portin e Durrësit, bizneset do të përfitonin një ulje të kostos aktuale me rreth 2 milionë euro në vit, si rrjedhojë e shkurtimit të kohës së operimit”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Trump dyfishon tarifat shtesë për të gjitha importet kineze në 20%

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Kosova bën gati listën e aplikimeve për Kornizën Investuese për Ballkanin Perëndimor

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës