Nga: Jonathan Kennedy, profesor në Londër, autor i librit Patogjeneza: Si e krijuan mikrobet historinë / The Guardian (titulli: Scientists have discovered a 50,000-year-old herpes virus – and perhaps how modern humans came to rule the world)
Përkthimi: Agron Shala / Telegrafi.com
Më pak se një dekadë më parë, antropologu amerikan James C Scott i përshkroi sëmundjet infektive si “heshtja më e zhurmshme” në të dosjet parahistorike arkeologjike. Epidemitë duhet të kenë shkatërruar shoqëritë njerëzore në të kaluarën e largët dhe të kenë ndryshuar rrjedhën e historisë, por, ankohej Scotti, artefaktet e lëna nuk zbulojnë asgjë për këtë.
Gjatë viteve të fundit, heshtja u thye nga kërkimet pioniere që analizojnë ADN-në mikrobiale e cila u nxor nga skeletet shumë të vjetra të njeriut. Shembulli i fundit i kësaj është studimi novator i cili identifikoi tri viruse në kockat 50 mijë vjet të vjetra të Neandertalit. Këta patogjenë ende i prekin njerëzit modernë: Adenovirusi, Herpesvirusi dhe Papillomavirusi shkaktojnë gripin, ethet e buzës dhe respektivisht lythat gjenitalë dhe kancerin. Zbulimi mund të na ndihmojë të zgjidhim misterin më të madh të epokës së Paleolitit: çfarë e shkaktoi zhdukjen e Neandertalëve.
Përparimet e fundit në teknologjinë e përdorur për nxjerrjen dhe analizimin e ADN-së së lashtë, na kanë dhënë njohuri të jashtëzakonshme për botën e lashtë. Me përjashtim të udhëtimit në kohë, është e vështirë të imagjinohet teknologjia aq e aftë për të ndryshuar kaq thellë kuptimin tonë për parahistorinë.
Zhvillimet e para të mëdha në revolucionin e lashtë të ADN-së erdhën nga materiali gjenetik njerëzor. Studimi i cili analizoi ADN-në nga vendet e varrimit në të gjithë Britaninë, zbuloi se Stounhenxhi u ndërtua nga fermerët me flokë të errëta, me ten më të rreshkët me origjinë nga Turqia e sotme dhe se pasardhësit e tyre vdiqën disa shekuj pasi u ngritën megalitët.
Kur një ekip i udhëhequr nga Svante Pääbo – laureat i Nobelit – renditi gjenomin e Neandertalit, kuptuan se njerëzit modernë me prejardhje evropiane, aziatike ose vendase amerikane, trashëguan rreth dy përqind të gjeneve të veta nga Neandertalët. Më pas, gjatë pandemisë, u bë e qartë se disa variante të gjeneve të Neandertalit, të cilat janë veçanërisht të zakonshme në mesin e aziatikëve jugorë, ndikuan në reagimin imun ndaj koronavirusit të ri, duke i bërë bartësit shumë më të prirë për t’u sëmurë rëndë dhe për të vdekur. Është e habitshme të mendosh se si takimet ndërmjet specieve që ndodhën dhjetëra mijëra vjet më parë, ndikojnë në shëndetin e njerëzve që jetojnë sot.
Kur shkencëtarët e nxjerrin ADN-në e njeriut nga skeletet njerëzore, ata gjithashtu marrin gjurmë të mikrobeve që gjendeshin në rrjedhën e gjakut në kohën e vdekjes. Disa nga kërkimet më interesante në këtë fushë fokusohen te Jersinia Pestisi, te bakteret përgjegjëse për murtajën. Jo shumë kohë më parë, provat më të vjetra të saj erdhën nga mesi i shekullit XIV, kur Vdekja e Zezë vrau rreth 60 përqind të popullsisë së Evropës.
Tani e dimë se murtaja shkon shumë më larg. Mes katër mijë dhe pesë mijë vjet më parë ishte përhapur në të gjithë Evropën dhe Azinë, duke përfshirë – siç tregoi studimi i fundit – Somersetin dhe Kumbrinë. Rreth kësaj kohe, popullsia e Evropës veriperëndimore ra me 60 përqind. Ka të ngjarë që “vdekja e zezë neolitike” të ketë kontribuar në përmbysjen demografike e cila përkoi me zhdukjen fermerëve që ndërtuan Stounhenxhin në Britani dhe me ardhjen e një grupi tjetër i cili kontribuoi më shumë se gjithçka tjetër në ADN-në e Britanisë moderne.
ADN-ja e lashtë e mikroorganizmave ofron gjithashtu njohuri interesante për jetën private të paraardhësve tanë të largët.
Shkencëtarët kanë gjetur Metanobrevibakter Oralisin – një organizëm i ngjashëm me bakteret i cili lidhet me sëmundjen e mishrave të dhëmbëve te njerëzit modernë – në pllakën e kalcifikuar në dhëmbët 50 mijë vjet të vjetër të Neandertalit. Duke krahasuar llojin parahistorik me atë bashkëkohor, studiuesit llogaritën se paraardhësi i tyre i fundit i përbashkët ka jetuar rreth 120 mijë vjet më parë. Meqenëse kjo është disa qindra mijëvjeçarë pasi Neandertalët dhe Homo Sapiens u ndanë, mikrobi duhet të jetë transmetuar midis specieve. Mënyra më e mundshme se si ndodhi kjo ishte përmes puthjeve dhe përqafimeve mes specieve.
Teknikisht është gjë sfiduese për të nxjerr dhe analizuar ADN-në virale nga kockat e lashtë. Duke qenë se viruset janë shumë më të vegjël se bakteret, ato përmbajnë më pak materiale gjenetike dhe për shkak se janë më pak të fortë, ato më shpejt degradohen. Kjo e bën tërheqës lajmin e fundit se shkencëtarët kanë sekuencuar ADN-në virale që është 50 mijë vjet e vjetër.
Derisa zbulimi se Neandertalët u infektuan nga Adenovirusi, Herpesvirusi dhe Papillomavirusi nuk do të ndryshojë në vetvete njohurinë tonë për të kaluarën e largët, kjo nënkupton zgjidhjen e misterit të madh të epokës së Paleolitit.
Deri rreth 70 mijë vjet më parë, Homo Sapiensi jetonte në Afrikë, ndërsa Neandertalët banonin në Euroazinë perëndimore. Pastaj, gjithçka ndryshoi. Paraardhësit tanë migruan drejt veriut, duke u përhapur shpejt në pjesën më të madhe të botës. Jo shumë kohë më vonë, Neandertalët u zhdukën.
Që nga fundi i shekullit XIX, kur zoologu gjerman Ernst Haeckel propozoi t’i quante Neandertalët si Homo Stupidus – për t’i dalluar nga Homo Sapiensi (njeri i mençur) – shpjegimi mbizotërues për këtë transformim është se paraardhësit tanë ia kalonin specieve të tjera njerëzore duke përdorur aftësitë e veta superiore njohëse. Megjithatë, ky argument është bërë gjithnjë e më i paqëndrueshëm, kjo falë provave të shtuara se Neandertalët ishin të aftë për të gjitha llojet e sjelljeve të sofistikuara, duke përfshirë varrosjen e të vdekurve të tyre, pikturimin e mureve të shpellave, përdorimin e bimëve mjekësore dhe lundrimin midis ishujve të Mesdheut.
Zbulimi i viruseve 50 mijë vjet të vjetër tregon shpjegimin alternativ për vdekjen e Neandertalëve: sëmundjet infektive vdekjeprurëse të bartura nga Homo Sapiensi. Duke qenë të ndarë për më shumë se gjysmë milion vjet, të dy speciet kanë evoluar imunitetin ndaj sëmundjeve të ndryshme infektive. Kur u ndeshën me njëri-tjetrin gjatë migrimit të Homo Sapiensit nga Afrika, patogjenët që shkaktonin simptoma të padëmshme në një specie, kanë qenë vdekjeprurëse për tjetrën dhe anasjelltas.
Është e thjeshtë arsyeja se pse Homo Sapiensi mbijetoi dhe Neandertalët u zhdukën. Paraardhësit tanë jetonin më afër ekuatorit. Sa më shumë energji e Diellit arrin në Tokë, jeta e bimëve është më e bollshme atje. Kjo ofron habitatin për jetë më të dendur dhe më të larmishme shtazore, e cila nga ana tjetër mbështet më shumë mikrobe të cilat janë në gjendje të kapërcejnë mbrojtjen e specieve dhe të infektojnë njerëzit. Rrjedhimisht, Homo Sapiensi i Paleolitit ka bartur më shumë patogjenë vdekjeprurës sesa Neandertalët.
Revolucioni i lashtë i ADN-së jo vetëm që transformon kuptimin tonë për parahistorinë – ai gjithashtu ka implikime të rëndësishme për të tashmen. Nëse sëmundjet infektive luajtën rol kaq kritik në zhdukjen e Neandertalëve dhe në ngritjen e Homo Sapiensit drejt dominimit të botës, atëherë patogjenët janë shumë më të fuqishëm sesa kemi menduar më parë. Paraardhësit tanë, 50 mijë vjet më parë i kishin mikrobet në anën e vet, por ne mund të mos kemi aq fat në të ardhmen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush e hartoi alfabetin e gjuhës shqipe?
ASHIK QERIBI
Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar
Historia e çuditshme dhe befasuese e këngës “Non, Je ne Regrette Rien”
Kanuni i Skënderbeut, vepër monumentale e kulturës sonë
Piro Milkani në një rrëfim për jetën: “E pabesueshme, por e vërtetë”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme