Deputetja e zgjedhur nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka thënë se ka vendosur që të rri në opozitë, duke deklaruar se vota e saj nuk është “votë vendimtare” për pozitën e kryekuvendarit dhe formimin e Qeverisë.
Balje tha se kryesia e partisë ka vendosur për opozitë dhe nuk e beson që do të ketë ndonjë ndryshim.
“Tash edhe me qenë unë në opozitë nuk ka me ndryshu asgjë. Unë jam e sigurt që Vetëvendosje ka me gjet zgjidhje. Ne sot kemi vendosë me shku në opozitë. Ne sot kemi vendosë dhe nuk besoj që ka me ndodhë ndonjë ndryshim”, deklaroi Duda Balje.
Ajo tha se gjatë kësaj periudhe të fundit është takuar vetëm një herë me Albin Kurtin dhe takimi, sipas saj, ka qenë bashkë me Emilja Rexhepin.
“Unë kam shkuar vetëm njëherë në takim me kryeministrin, në takimin e dytë unë kam qenë bashkë me Emilja Rexhepin. Aty kam marrë propozimin për ministre, më nuk kam pasur takim me kryeministrin”, tha Balje.
Ajo tha se kërkesa e saj ka qenë fillimi i procesit për një komunë boshnjake në Kosovë, e jo pozita e ministres në Qeveri.
“E di që formimi i komunës është një proces që mundet me zgjatë edhe 4-5 vite. Qysh e kuptova prej kryeministrit është shumë kundër. Votimi në Kuvend është faza e fundit, edhe nëse nuk shkon, në rregull. Edhe nëse deputetët nuk votojnë, unë nuk mundem me bo presion për vota. Unë katër vite kam qenë me opozitë, nuk kam pasur bashkëpunim të mirë me Vetëvendosjen, këto katër vite unë kam pasur një zëvendësministër edhe dy këshilltarë. Domethënë për këto pozita unë kam votuar për çdo gjë”, tha ajo.
Balje ka thënë se këto dy javët e fundit kanë qenë shumë të vështira për të, pas bërjes publike të kërkesës së saj për themelimin e një komune boshnjake në Kosovë.
Në një lidhje direkte përmes telefonit në “Kallxo Përnime”, Balje tha se ka pasur shumë ofendime e poshtërime ndaj saj.
“Unë këto dy javë i kam përjetu shumë vështirë, aq shumë ofendime, poshtërime, aq shumë jo mirëkuptim. Tash jam edhe pak..tash e kuptova që ne prej deputetëve multietnik, nëse kemi kërkesa pak më konkrete..nuk kam kërkuar që të ndodhë menjëherë”, tha Balje përmes telefonit.
Balje po ashtu ka thënë se ka vendosur që të rri në opozitë, duke deklaruar se vota e saj nuk është “votë vendimtare” për pozitën e kryekuvendarit dhe formimin e Qeverisë.
Ajo tha se ka “kuptuar se Vetëvendosje i ka arritur 63 vota”.
“Nuk e besoj që është votë vendimtare, unë kuptova që i kanë 63 vota. E dyta, secili prej neve është duke provu me gjet frymën për bashkëpunim. Unë jam lidere një partie shumë të vogël. Në komunitetin e boshnjakëve kam qenë e treta me vota. Unë kam shkuar vetëm njëherë në takim me kryeministrin, në takimin e dytë unë kam qenë bashkë me Emilja Rexhepin. Aty kam marrë propozimin për ministre, më nuk kam pasur takim me kryeministrin”.
Balje tha se kërkesa e saj ka qenë fillimi i procesit për një komunë boshnjake në Kosovë, e jo pozita e ministres në Qeveri.
“E di që formimi i komunës është një proces që mundet me zgjatë edhe 4-5 vite. Qysh e kutpova prej kryeministrit është shumë kundër. Votimi në Kuvend është faza e fundit, edhe nëse nuk shkon, në rregull. Edhe nëse deputetët nuk votojnë, unë nuk mundem me bo presion për vota. Unë katër vite kam qenë me opozitë, nuk kam pasur bashkëpunim të mirë me Vetëvendosjen, këto katër vite unë kam pasur një zëvendësministër edhe dy këshilltarë. Domethënë për këto pozita unë kam votuar për çdo gjë”, tha Balje.
Sot me 19.04.2025 seanca konstituive e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës është ndërprerë përkohësisht, pasi votimi për kryetar Kuvendi nuk dha rezultat as për herë të dytë.
E propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme për të marrë drejtimin e legjislativit.
Në votimin e parë, 57 deputetë votuan për, 20 kundër, ndërsa 3 deputetë abstenuan.
Kurse në votimin e dytë, Haxhiu mori 57 vota për, 19 kundër dhe 3 abstenime.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, shpalli ndërprerjen e seancës dhe njoftoi se do të rifillojë për 48 orë, të hënën, më 21.04.2025, në orën 15:00. /Kallxo.com/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në fazën e fundit të tranzicionit, në fokus armatimi i rëndë dhe flota e helikopterëve

“Mirë se vini në Shqipëri”, liderët evropianë surprizohen nga videoja e veçantë e krijuar nga intelegjenca artificiale

Zbulohet marrëveshja që do të nënshkruhet mes Ramës dhe kryeministrit britanik Starmer nesër në Tiranë

Rama gjunjëzohet sërish para Melonit

Takimi i liderëve pa rezultat, a është Gjykata Kushtetuese “çelësi” i ngërçit politik?

Osmani para liderëve të BE-së në Tiranë: Hiqni masat e padrejta ndaj Kosovës – po ndëshkohet vendi më pro-evropian

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Më të lexuarat

Gianni Infantino mund të jetë përfshirë në një skandal të paparë në futboll - nisin akuzat e para

Bën bujë shuplaka e mjekut të Sparta Pragës ndaj lojtarit kundërshtar që e fyeu Albion Rrahmanin

Lamine Yamal i kërkon Barcelonës transferimin e top yllit në afatin kalimtar veror

FSK në fazën e fundit të tranzicionit, në fokus armatimi i rëndë dhe flota e helikopterëve

"Kodi 8647", ish-shefi i FBI-së nën hetim pas postimit të katër numrave, Trump: Thirrje e qartë për vrasjen time

"Vjedhja e sezonit?", Chelsea - Man United: Kontest i madh për penallti, heshtje nga VAR-i dhe gjyqtari