LAJMI I FUNDIT:

Shumica e pacientëve me coronavirus në kujdesin intensiv janë të pavaksinuar dhe nën 60 vjeç në Gjermani

Shumica e pacientëve me coronavirus në kujdesin intensiv janë të pavaksinuar dhe nën 60 vjeç në Gjermani

Gjermania ka më shumë njerëz nën moshën 60 vjeçare në njësitë e kujdesit intensiv sesa ata mbi 60 vjeç, gjë që ndoshta është rezultat i faktit se vaksinimi kundër COVID-19 është më i ulët në mesin e popullatës më të re sesa në mesin e të moshuarve.

Nga mesi i muajit gusht deri në fillim të shtatorit, më shumë pacientë midis moshës 18 dhe 59 vjeç u trajtuan në kujdes intensiv sesa mbi 60 vjeç, sipas një raporti të Institutit Robert Koch.

Gjermani, 83 për qind e njerëzve mbi moshën 60 vjeçare janë plotësisht të vaksinuar, ndërsa 67 për qind e atyre të moshës 18 deri në 59 vjeç morën dy doza të vaksinës.


Më shumë se 1,400 pacientë me COVID-19 janë në kujdes intensiv, një rritje prej 22 për qind në krahasim me javën e kaluar, thuhet në raport.

Shumica e pacientëve në spitalet me Covid-19 janë midis moshës 35 dhe 59 vjeç, por rreziku i vdekjes është akoma më i lartë tek të moshuarit, shtohet raporti.

Shkalla e vaksinimit në Gjermani në të gjitha grupmoshat është rritur pak nga java e kaluar, nga 61 në 62 për qind.

Dallimi në vaksinimin e grupmoshave të ndryshme rrjedh gjithashtu nga fakti se njerëzit mbi moshën 12 vjeç morën një rekomandim për vaksinim vetëm në mes të gushtit dhe tani rreth 24 për qind e atyre të moshës 12 deri në 17 vjeç janë plotësisht të vaksinuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rubio thotë se El Salvadori është

Rubio thotë se El Salvadori është "pajtuar të pranojë të dëbuar nga SHBA të çdo kombësie", përfshirë kriminelët amerikanë

Amerika
Kina kundërpërgjigjet me tarifa ndaj mallrave amerikane

Kina kundërpërgjigjet me tarifa ndaj mallrave amerikane

Botë
Trupat e Koresë së Veriut nuk janë duke luftuar më në Kursk, përkrah trupave ruse – thotë Seuli

Trupat e Koresë së Veriut nuk janë duke luftuar më në Kursk, përkrah trupave ruse – thotë Seuli

Botë
Qindra turistë dhe vendas ikin nga ishulli grek i Santorinit pas paralajmërimeve për tërmet të fuqishëm

Qindra turistë dhe vendas ikin nga ishulli grek i Santorinit pas paralajmërimeve për tërmet të fuqishëm

Greqia
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Kalo në kategori