Shqiptarët ende nuk mund ta prekin njësitin special “Ujqërit” që gjendet në kuadër të ministrisë së Mbrojtjes. Edhe pse kjo ministri për disa vite është udhëhequr nga kuadër i Bashkimit Demokratik për Integrim, numri i shqiptarëve të punësuar tek “Ujqërit” mbetet zero. Po ashtu edhe në batalionin e “renxherëve”, numri i shqiptarëve është tepër i ulët, me vetëm 0,3 për qind. Zv.ministri i Mbrojtjes, Bekim Maksuti shpreson se gjendja do të përmirësohet.
Bekim Maksuti, zv/ministër i mbrojtjes
“Është regjimenti i njësive speciale, unë fatmirësisht kam shërbyer edhe unë atje. Në këtë regjiment kemi dy batalione është batalioni i ujqërve dhe batalioni i renxherëve. Në batalionin e renxherëve ne kemi përfaqësues shqiptar, nuk është numri I mjaftueshëm gjithsesi, kuptohet, në batalionin e ujqërve nuk kemi deri më tani. Por sigurisht që me formacionin e ri që jemi duke punuar në kuadër të Ministrisë dhe të Armatës, së bashku me ekspertë të jashtëm të NATO-s, SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe. Do të shikojmë që të gjitha mundësitë në formatimin ose riformatimin e ri të armatës, t’i kaplojmë këto pengesa, apo edhe këto njësite të cilat deri më tani nuk kanë qenë të përfaqësuar me shqiptarë.”
Zëvendës ministri Maksuti sqaron se 19.3 përqind e të punësuarve në armatë janë shqiptarë, në gradën oficerë numri është më i ulët, ndërkaq numri i ushtarëve profesional dhe i nënoficerëve është më i lartë. Ai sqaroi se deri në fund të vitit do të ketë tre konkurse dhe shpreson se numri i përfaqësuesve të komunitetit shqiptar do të jetë më i madh se 25 përqind.
Bekim Maksuti, zv.ministër i Mbrojtjes
“Neve për momentin përfaqësimin e drejtë dhe adekuat në ministrinë e mbrojtjes nuk mund të themi që e kemi në nivel të plotësimit të plotë, mirëpo mund të themi se e kemi në nivel të kënaqshëm. Ajo do të thotë që nga gjithë të punësuarit qoftë civil ose ushtarak, numri i përgjithshëm është 19.3 përqind, numri i oficerëve është më i ulët, numri i ushtarëve profesional dhe numri i nënoficerëve është më i lartë.”
Edhe pse përqindja e shqiptarëve në ministrinë e Mbrojtjes dhe armatë është rritur dukshëm kjo është vetëm në nivelin horizontal, pasi në nivelin vertikal, përqindja është tepër e ulët. /Shenja/
*Foto Ilustrim
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

A2: Plan për vrasjen e Albin Kurtit, i dyshuari ekspert në përdorimin e snajperit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker