LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet protesta e prodhuesve të qumështit

Shtyhet protesta e prodhuesve të qumështit

Përfaqësuesit e Shoqatave të grumbullimit dhe atyre të përpunimit të qumështit kanë arritur të martën në Odën Ekonomike të Kosovës marrëveshjen për shtyrjen e protestës të paraparë për nesër.

Në takimin në mes të kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Besim Beqaj, ministrit të bujqësisë Idriz Vehapi dhe përfaqësuesve të Shoqatave të grumbullimit dhe atyre të përpunimit të qumështit u arrit marrëveshja për shtyrjen e protestave të paralajmëruara për nesër, me çrast prodhuesit e qumështit planifikonin që në shenjë revolte të hedhin qumësht nëpër rrugët e kryeqytetit të Republikës së Kosovës.

“Ministrit Vehapi dhe kryetari i OEK-ut Beqaj morën përsipër që të zhvillojnë biseda me përfaqësues të Kabinetit të Kryeministrit, Ministrisë të Ekonomisë dhe Financave, Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe faktorëve tjerë relevant, në mënyrë që deri të premten të shqyrtohen kërkesat e parashtruara nga këto shoqata dhe në një takim të përbashkët të propozohet forma e zgjidhjes së tyre”, thuhet në komunikatë.

Në takimin e sotëm munguan përfaqësuesit e MEF-it edhe pse e më parë kishin konfirmuar pjesëmarrjen në takim. /Telegrafi/