LAJMI I FUNDIT:

I shtrirë në tokë dhe i mbuluar nga gjaku përpiqet të telefonojë, veprimi i çuditshëm i Lorenc Kostës gjatë plagosjes nga polici

I shtrirë në tokë dhe i mbuluar nga gjaku përpiqet të telefonojë, veprimi i çuditshëm i Lorenc Kostës gjatë plagosjes nga polici

Lorenc Kosta është përpjekur të kërkojë ndihmë në momentin që efektivi Erjon Goxhara e ka qëlluar 6 herë me plumba në pjesën e poshtme të trupit.

Në videon e publikuar, pamje të cilat janë filmuar nga vetë efektivi, 45-vjeçari duket i shtrirë në tokë ndërsa herë pas here prekte telefonin që të kërkonte ndihmë.

Në video dëgjohet se efektivi akuzon Lorenc Kostën se ai i ka mbajtur gruan 4 vite peng.


“Ti të më mbash nusen peng 4 vite dhe t’i hash lekët?! Kështu e pësojnë të gjithë ata që u hyjnë njerëzve në hak, që u hynë në familje”, thotë ai.

Erjon Goxhara, polici i cili plagosi me armë 45-vjeçarin Lorenc Kosta, u la në burg nga Gjykata e Tiranës disa ditë më parë.

Ky i fundit shprehu pendesë për veprimin që kreu në dëm të shtetasi Lorenc Kosta.

Avokatët kërkuan masë më të butë sigurie se arresti në burg me argumentin e tronditjes së rëndë psiqike.

Deri në këto momente, Goxhara po hetohet për vrasje me paramendim e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Për këtë të dytën deri në momentin që do të provohet nëse arma e përdorur është e shërbimit ose jo. Gjykata pranoi kërkesën e avokatëve për ekspertizë të gjendjes psiqike.

Kujtojmë se disa ditë pas plagosjes me armë zjarri, ai u vetë-dorëzua në polici ku deklaroi ndër të tjera se nuk kishte si qëllim për ta vrarë.

Ngjarja ndodhi pasi mësoi tradhtinë e bashkëshortes së tij me Kostën, të cilët punonin në të njëjtin ambient pune./Top Channel/

Në trend Lajme

Më shumë
I shtrirë në tokë dhe i mbuluar nga gjaku përpiqet të telefonojë, veprimi i çuditshëm i Lorenc Kostës gjatë plagosjes nga polici

I shtrirë në tokë dhe i mbuluar nga gjaku përpiqet të telefonojë, veprimi i çuditshëm i Lorenc Kostës gjatë plagosjes nga polici

Lajme
Zbulohet rrethimi i një vendbanimi 7 mijë vjeçar në Maliq

Zbulohet rrethimi i një vendbanimi 7 mijë vjeçar në Maliq

Lajme
BE kërkon zbatim urgjent të marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit

BE kërkon zbatim urgjent të marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit

Lajme
Ambasadat kritikojnë strategjinë e Kosovës për krimet e luftës: Trajtohen vetëm viktimat nga radhët e komunitetit shqiptar

Ambasadat kritikojnë strategjinë e Kosovës për krimet e luftës: Trajtohen vetëm viktimat nga radhët e komunitetit shqiptar

Drejtësi
Deri të premten dihen koalicionet parazgjedhore

Deri të premten dihen koalicionet parazgjedhore

Politikë
​Vozitje si nëpër filma në Prishtinë, gjobitet 150 euro

​Vozitje si nëpër filma në Prishtinë, gjobitet 150 euro

Kronika e Zezë
Kalo në kategori