LAJMI I FUNDIT:

Shtrenjtimi i gazit mund ta përmbysë Qeverinë serbe

Shtrenjtimi i gazit mund ta përmbysë Qeverinë serbe

Stabiliteti i Qeverisë së re serbe u has para testit serioz, ndërsa kriza është shkaktuar nga shtrenjtimi drastik i gazit prej madje 60 për qind.

Liga e Socialdemokratëve të Vojvodinës (LSV), e cila në zgjedhjet mori pjesë në listë të përbashkët me partinë e Boris Tadiqit, u kërcënua se do ta ndërpresë mbështetjen e Qeverisë, nëse deri sonte nuk arsyetohen arsyet për shtrenjtimin.

Lideri i LSV-së, Nenad Çanak, theksoi se deputetët e partisë së tij, në rast se nuk mbërrin përgjigje nga Qeveria për shtrenjtimin e gazit, as që do të sigurojnë kuorum të domosdoshëm për shumicën në Parlament.

"Nuk jam i gatshëm ta kreditoj Qeverinë, e cila nuk mblodhi forca të parashtrojë raport para Kuvendit popullor për atë se çfarë bëri brenda 100 ditëve të para, ndërsa njëherit përmes mediumeve të informohemi për shtrenjtimin e gazit", tha Çanaku.


Sipas tij, shtrenjtimi më së shumti do t`i godasë banorët e Vojvodinës. Qeveria serbe gëzon mbështetje nga shumica e ngushtë parlamentare, që do të prishet nëse LSV shkurton mbështetjen e vet. /Makfaks/