LAJMI I FUNDIT:

Shteti nuk guxon ta monopolizoj dijen!?

“Nëse gjykon në afate ditore – mbjellë bari… nëse gjykon në afate vjetore – mbjellë një dru… e nëse gjykon për të ardhmen – kultivo kuadro”.
Tema që po pretendoja ta “kapja” në objektiv, padyshim që më nxiti dhe provokoi rëndë, është ajo lidhur me mungesën e një debati të qartë, të thuktë dhe mbi të gjitha padyshim konstruktiv dhe vetëdijësues për një fenomen që ka kohë që për mendimin tim disi po mbahet me qëllim “nën tepih” nga mediat dhe qarqet akademike.

Ajo që është shumë më interesante e bile-bile edhe e dhimbshme për shumë arsye, kjo çështje e cilësuar me gjuhën sociologjike një lloj hermetizmi social i shoqërisë sonë, ka të bëjë me dyfytyrësinë e politikës që unë kujtojë se në njërën anë për çdo ditë po thirret në vlerat dhe standardet evropiane mbi dijen dhe arsimin, e në anën tjetër me një heshtje e sidomos indiferencë shqetësuese në mënyrë indirekte po i mbyll sytë dhe dy veshët para të metave dhe dobësive evidente në sferën e arsimit dhe asaj të edukimit të gjeneratave të reja me sistemin aktual të Bolonjës!


Pra, duke mos mundur të qëndroj indiferent e pak a shumë edhe i zhgënjyer edhe me këtë heshtjen tonë akademike që po i ngjason atij proverbit të futjes së “veshëve në lesh”, më bënë të besoj se edhe ne që po punojmë gogja gjatë në arsim dhe edukim jena bë disa poltronista e konformista të cilët në vend që ngritin zërin e kritikes ndajë kësaj cilësie tejet të dobët dhe jo konkurruese e gjithsesi edhe të pa perspektivë për gjeneratat e reja, po presim që politika të na ofrojë ndonjë “kockë” (lexo post) të mbetur diku në qeveri dhe institucione tjera publike.

Duke lozur kështu lojën e djallit, ne në fakt u hyjmë në borxh gjeneratave të reja të cilat nesër duhet të bëhen jo vetë bartëse por edhe artikuluese të interesave shtetërore të këtij vendi dhe shteti që po pretendojmë me e ndërtua si gjithë bota e civilizuar. Gjithashtu, kjo indiferencë që unë s’hezitoj ta shquaj edhe me emrin e vetë të vërtetë si poltronizëm e konformizëm të skajshëm ndajë shtetit, s’bënë të na vazhdojë më edhe për një shkak tjetër që ka të bëjë konstatimin se dija sot në shekullin e globalizmit përveç që është një armë e fuqishme e dijes në tregun global, është edhe një mjet shume i rëndësishëm për t’i ndihmuar vendit për të dal nga kjo krizë e thellë jo vetëm ekonomike, sociale, politike, kulturore e civilizuese. Se a jemi duke vepruar në këto koordinata ta qesin secili gishtin në tëmth dhe le të gjykojë vetvetiu.

Askund asnjëherë nuk është vërtetuar shkencërisht që edukimi dhe arsimimi i një komuniteti është në kundërshtim me progresin dhe emancipimin e përgjithshëm politik, ekonomik e sidomos atë kulturor e civilizues, që nënkupton se funksionimi dhe përparimi i një vendi, i një shteti është i lidhur ngushtë dhe shumë me nivelin e shkollimit dhe arsimimit, apo thënë më ndryshe nivelin e praktikimit të përvojave të reja shkencore të të tjerëve që si tregues të qartë kanë dëshmuar shkallën e lartë të vetëdijes dhe ndërgjegjësimit për kapacitetet, mundësit dhe nevojat e atij vendi.

Shoqëritë e avancuara, në fakt ambiciet dhe projektet e tyre sociale, kombëtare dhe sidomos ato shtetërore, kryesisht i kanë arritur përmes një sistemi koherent të edukimit dhe arsimimit në të gjitha nivelet. Ngase, cilësia e arsimimit në një mënyrë është një mekanizëm apo një lloj pasqyre e cila në botën në të cilën jemi duke jetuar na mundëson t’i shijojmë dosido edhe momentet për një lloj krenarie dhe një lloj identiteti social me të tjerët, pra edhe një kornize të zhvillimit dhe emancipimit, si të thuash global.

Por, a është kështu me arsimin dhe edukimin tonë në Kosovë? Kjo është një pyetje fondamentale që duhet të na provokojë bile neve që po prodhojmë pa ndjenja dhe çka është më interesant pa kurrfarë vetëdije as shtetërore e as nacionale, një lloj hiperproduksioni të kuadrove të cilët për çdo ditë ndeshen me nepotizmin dhe perceptimin se asgjë nuk mund të bëhet në drejtim të avancimit të tyre shkaku se politika (nënkupto elitat politike!) i dizajnojnë dhe i rekomandojnë parametrat edukimit dhe arsimimit të shoqërisë sonë!

Paramendo, shteti me mekanizmat e tij siç është rasti ynë përzihet jo vetëm në politikat kadrovike (që ndoshta kishte me u përbirë disi?!), por çka është edhe më tragjike – edhe në nevojat dhe destinimet e këtyre kuadrove të reja që nesër duhet të bëhen agjencitë kryesore të përparimit dhe emancipimit të tonë të përgjithshëm kombëtar e shtetërorë!

Arsimi, gjithkund në botën e shekullit të globalizmit, është e ditur që nuk mundëson vetëm dije që natyrisht është kushti kryesor për të ngritur parametrat e zhvillimit, pra për të siguruar një mundësi për të hyrë në tregun e punës, që në rastin e Kosovës është tejet katastrofik edhe për shkak se akoma nuk ka analiza as elementare se për çfarë kuadrosh ka nevojë kjo shoqëri në fazat: afatshkurtra, afatmesme, afatgjata zhvillimore, por në anën tjetër edhe dije të nevojshme që na mundëson vlerësimin e punës sonë, dije që na nxitë të gjurmojmë një përgjigje logjike se përse po punojmë dhe sa jemi të kënaqur me cilësinë e sistemit edukativo-arsimor për të cilën kemi investuar kohë dhe mund në mënyrë që të kuptojmë kapacitetet dhe interesat tona kombëtare, shkencore, politike, etj. si edhe të definojmë kahet e mundshme në të cilat duhet të orientohet ky vend dhe ky shtet, i thënçin…

Duke u nisur nga premisa logjike, se sistemi ynë aktual i arsimimit dhe edukimit, thënë pa dorëza është një imponim apo thënë më ndryshe një copy-paste që e kemi trashëguar nga ish administrata e UNMIK-ut, ku ish ministrat dhe ish rektorët e atëhershëm nuk kanë bë asgjë që të analizohen apo të paktën të shqyrtohen bile në vija të trasha, si nevojat (humaniste, emfatike, altruiste, komunikatave, e sidomos ato të aftësimit profesional që në shoqëritë e dala nga luftërat siç ishte shoqëria jonë, ishin dhe mbesin kardinal për të ndërtuar kapacitete të duhura që do ballafaqohen me sfidat e kohës në të cilën po jetojmë), ashtu edhe (pa)mundësit e aplikimit të sistemit (bachelor) të lartë shkollor.

Gjykojë se si shoqëri e dalë nga një luftë dhe një frustrim të nivelit kombëtar së bashku me një mentalitet e etnopsikologji tipike konservatore të arsimimit dhe edukimit, jo vetëm që nuk ishim të përgatitur sa duhet të implementojmë kërkesat dhe paragrafët e Projektit të Bolonjës, por as të vetëdijshëm për pasojat eventuale që do të na sjell ky sistem më vonë në formën dhe përmbajtjen e një fabrike gjigante që çdo ditë prodhon analfabetë bashkëkohor. Dikush mund të pyet ku janë shkaqet?

Një ilustrim: sistemi bachelor për mendimin tim në vend që të vonohej edhe për nja katër pesë vite apo edhe një dekadë të tërë në aplikimin e vet, në mënyrë që të bëheshin përgatitjet e duhura fizibile ashtu qysh i kanë bë vendet e rajonit, duke analizuar paraprakisht sferat përgatitjes së kuadrove (që nuk dinin atëbotë të gjitha reperkusionet dhe përparësitë e këtij sistemi), natyrën e situatës dhe gjendjes sociale (ku në vend që të zgjatet shkollimi universitar, e me këtë edhe të aftësohen më mirë kuadrot e dala nga sistemi katër vjeçar), parametrat ekonomikë (ku jemi dëshmitar se është duke krijuar telashet e një hiperproduksioni të paparë të njerëzve që akoma nuk mund të cilësohen si njerëz kompetent për sfidat e kohës), ai tanimë po prodhon analfabetë bashkëkohorë që nuk kanë shanse të hyjnë në konkurrencë luajale me bashkëmoshatarët tjerë evropianë të gjeneratës së “revolucionit teknologjik”

Sistemi aktual i edukimit dhe arsimimit universitar në Kosovë, duke qenë akoma monopol i intervenimit të shtetit, i cili de facto dhe de jure shkaku i interesave partiake dhe sidomos intencës së blerjes së një qetësie sociale, pa kurrfarë analize dhe kalkulimi paraprak nga ana e ekspertëve përkatës, lidhur me nevojat e tregut dhe ato të shoqërisë, për çdo vit po i mbush sallat fakulteteve (p.sh. ekonomik e juridik) me numër enormë të studentëve që nuk kishte me i bartë as një ekonomi kineze që po pretendon me qenë një konkurrent shumë seriozë i SHBA-ve. Logjika e ndjekjes së kuantitetit, e jo kualitetit, ka bërë që atje p.sh. studenti duhet të zgjohet herët në mëngjes për të zënë një karrige për të dëgjuar ligjëratën e një profesori! Kjo logjikë apo më mirë me thënë politikë e qëllimshme me intenca dhe tërësisht rekomandime politike, bën gjithashtu që atje një (superman) profesor të ligjërojë dhe kontrolloj 1000 (një mijë ju lutem!) teste të studentëve që hyjnë në afate të rregullta në provimeve!

Këtu, natyrisht nuk po llogarisë profesorët politikë të cilët ndajnë edhe disa angazhime shtesë në sferën publike dhe atë politike, të cilët i njohim me nofka të llojllojshme… Pra, dosido intervenimi i politikës në sferën e arsimit ka bë që të politizohet ky institucion i shenjët që gjithkund në botën e globalizmit ka për detyrë mes tjerash ta funksionalizoj ekonominë e vendit, ta ngre vetëdijen për nevojat dhe përgjegjësit e sistemit, të gjurmojë kapacitetet dhe sfidat që e presin atë në raport me të tjerët. Temë kjo që kërkon një eksplorim të tërë empirik e social.

Një sociolog i arsimit (që mjerisht nuk e kemi) do të thoshte se duke u nisur nga një konstatim i ditur se sot në botën e revolucionit kibernetikë, shoqëritë që dëshirojnë te shkojnë në koherencë me të tjerët patjetër duhet patjetër të zhvillojnë programe dhe projekte konkurruese në sferën e arsimit dhe edukimit. Pra, aso raportesh që merren me eksplorimin e mundësive individuale në raport me rrethanat objektive shoqërore. Ashtu që arsimi në një farë mënyre konsistohet edhe si një atu i mirëfilltët ndaj tjetërsimit, ngase shkolla ofron një atmosferë tejet socializuese dhe një mundësi reale për të verifikuar kompetencat e realizuara qytetare.

Ne pamundësi për t’i eksploruar në mënyrë empirike të gjitha dukuritë negative që janë duke përcjell universitetin e Prishtinës, më duhet të mjaftohem me intuitën apo prirjen sociale (social trend) pak a shumë vetëm t’i identifikoj disa nga këto dukuri shqetësuese në arsimin dhe edukimin kosovar. Nga këto dukuri, tani për tani, kujtoj që në të ardhmen do të duhej bërë edhe eksplorime empirike: Çështja e funksionimit të administratës pranë Universitetit te Prishtinës (e cila po përcillet me rende të gjata), ajo e një raporti akoma hermetik midis profesorëve dhe studentëve, mbyllja ndaj risive informatike – atyre shkencore si edhe teknologjike, ligjërimi akoma ex cateder (!) mungesa e kuadrove adekuat për lëndë të reja, pamundësia e qasjes në literaturën bashkëkohore nëpër fakultete, mungesa e kushteve të mirëfillta për studime empirike, transparenca dhe përgjegjësia financiare, ajo e planeve dhe programeve për në mënyrë digjitale, decentralizimi i mjeteve financiare nëpër fakultete, e shumë e shumë probleme tjera të cilat do të duhej punëtorët e ardhshëm social t’i analizojnë dhe shpjegojnë me logjikën e dobisë praktike dhe pragmatike.

Në trend

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus

Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus

Evropa
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Lajme
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

Lajme
Kalo në kategori