LAJMI I FUNDIT:

Shtëpia e Bardhë: U bisedua për krizën financiare

Shtëpia e Bardhë: U bisedua për krizën financiare

Presidenti amerikan George Bush dhe ministrat e financave të Grupit të shtatë vendeve më të industrializuara të botës, janë takuar për bisedime lidhur me krizën financiare globale.

Ky takim, i organizuar herët në mëngjes në Shtëpinë e Bardhë, u bë pasi ministrat e financave të G-7 u pajtuan mbrëmë që të përdorin të gjitha mjetet ekzistuese për t’i mbështetur bankat kryesore dhe për ta parandaluar dështimin e tyre.

Presidenti Bush, i shoqëruar nga ministrat e finanacve të G-7, u tha reporterëve në Shtëpinë e Bardhë se të gjitha vendet e përfaqësuara në këtë takim, do të vazhdojnë përpjekjet e fuqishme që ekonomitë e tyre t’i kthejnë në rrugën e stabilitetit dhe të rritjes afatgjatë:

"Ne e kuptojmë se trazirat në tregjet financiare i prekin të gjithë qytetarët tanë. Shtetasit me të drejtë janë të shqetësuar për këtë krizë. Prandaj e kuptojmë se duke u marrë me këtë krizë financiare, ne realisht u ndihmojmë njerëzve që të jenë në gjendje të kenë të ardhme më të mirë".


Tutje presidenti Bush u shpreh se në Amerikë, është me rëndësi që shtetasit, ta kenë kuptuar se ajo që e prek Wall Street-in i prek edhe të tjerët.

"Të gjithë ne e kuptojmë se kjo është krizë serioze globale dhe kërkon përgjigjje serioze globale për të mirën e popullit".

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC Cosmetics
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Ekonomi
Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

MEKA HALAL FOOD
Gastronomët ankohen se iu ka rënë puna, tregojnë disa arsye që kanë quar në ulje

Gastronomët ankohen se iu ka rënë puna, tregojnë disa arsye që kanë quar në ulje

Ekonomi
Kalo në kategori