Tifozët shqiptarë që pushtuan qytetet e Gjermanisë në mbështetje të Kombëtares shqiptare ishin një surprizë për vendasit dhe mediat e shtetit që po pret “Euro 2024”.
Krahas entuziazmit, numri i lartë i tyre ishte një tjetër element që tërhoqi vëmendjen, me 50 mijë tifozë në stadium dhe 50 mijë të tjerë në “pushtuan” Dortmundin.
Ndonëse mes tyre kishte shumë emigrantë, sërish shumë shqiptarë nuk u kursyen për të ndjekur skuadrën e zemrës. Në fakt, të dhënat e Organizatës Botërore të Turizmit, të përpunuara nga “Monitor” tregojnë se shqiptarët, -që u renditën sërish të fundit në të ardhurat për frymë në Evropë, nuk janë shumë kursimtarë në udhëtimet e tyre jashtë vendit, madje “konkurrojnë” me shtetet që i kanë të ardhurat për frymë shumë më të larta sesa ne.
Sipas Organizatës Botërore të Tregtisë, në vitin 2023, shpenzimet e shqiptarëve jashtë ishin 2.5 miliardë dollarë. Në raport me popullsinë, shpenzimi mesatar për banor ishte 1040 dollarë në vit, sipas të dhënave të përpunuara nga “Monitor”.
Italianët, që edhe në Shqipëri janë etiketuar si më kurnacët, e kanë shpenzimin mesatar për banor prej 580 dollarë në vit. Për francezët ky tregues është 721 dollarë, për spanjollët 578. Grekët njihen si popull që nuk udhëtojnë jashtë vendit për pushime, dhe e kanë shpenzimin për banorë prej 278 dollarë.
Shqiptarët mbajnë dhe rekordin në rajon. Serbët, që vijnë të dytët pas nesh, kanë shpenzime gati sa gjysma (495 dollarë).
Mali i Zi dhe Bosnjë Hercegovina renditen në fund të listës, me përkatësisht 162 dhe 124 dollarë, duke lënë pas në fund vetëm turqit, që e kanë ketë tregues 93 dollarë. Të dhënat për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut mungojnë.
Në Europë, rekordin për shpenzimet për udhëtimet e mbajnë vendet e ftohta, por edhe më të pasura. Në vend të parë është Islanda, me shpenzime gati 4200 dollarë/banor për udhëtimet jashtë vendit, e ndjekur nga Norvegjia (3300), Zvicra (gati 2700), Irlanda (gati 2000), Danimarka, rreth 1800 dollarë.
Gjithnjë e më shumë udhëtime jashtë
Që nga viti 2011, kur u liberalizuan vizat, daljet e shtetasve shqiptarë jashtë vendit kanë shënuar rritje të vazhdueshme. Nga 3.4 milionë dalje në vitin 2010, treguesi arriti në gati 6 milionë në 2019-n.
Pas një rënieje të ndjeshme në 2020, si rrjedhojë e kufizimeve të vendosura nga pandemia, lëvizjet jashtë vendit filluan të rriteshin me shpejtësi, duke arritur në rekordin e 6.9 milionë në vitin 2023, sipas të dhënave që publikohen nga INSTAT.
Hyrja e operatorëve ajrorë me kosto të ulët, teksa çmimet e biletave zbritën edhe në 20 euro një drejtim, kanë ndikuar që gjithnjë e më shumë shtetas të udhëtojnë jashtë vendit për pushimet, apo për të vizituar të afërmit emigrantë.
Në të njëjtën linjë me daljet janë rritur dhe shpenzimet e shqiptarëve jashtë. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, për vitin 2023, paratë që kanë dalë jashtë në formën e udhëtimeve ishin 2.3 miliardë euro, nga 1 miliard euro në vitin 2010. Në raport me vitin e mëparshëm, shpenzimet jashtë u rritën me 32%. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës