LAJMI I FUNDIT:

“Janë njerëz të dalë nga mali”: Reagime të ashpra ndaj deklaratës së kryeministres serbe, brenda dhe jashtë Kosovës (Foto/Video)

“Janë njerëz të dalë nga mali”: Reagime të ashpra ndaj deklaratës së kryeministres serbe, brenda dhe jashtë Kosovës (Foto/Video)

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, gjatë një konference për shtyp në Beograd, në prani të zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian, ka lëshuar një fyerje të rëndë në drejtim të liderëve të Kosovës, duke thënë se “janë njerëz të dalë nga mali”.

Siç është raportuar në media, përcjell Telegrafi, këtë deklaratë, kryeministrja serbe e ka dhënë në prani të shefit të delegacionit të BE-së në Serbi, Sem Fabrizio, gjatë një konference ku ishte folur edhe për zhvillimet e fundit në raportet mes Kosovës dhe Serbisë.


“Keni punë me njerëz të cilët faktikisht kanë dalë nga mali. Për ata është njësoj nëse atje ka luftë ose jo, dhe kjo më shqetëson”, ka thënë kryeministrja serbe.

Pas kësaj ka ardhur reagimi i menjëhershëm i ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili i ka dërguar një porosi kryeministres së Serbisë, se ajo nuk do të mund të hyjë në Kosovë për sa kohë ndjek një ideologji raciste dhe të sëmurë kundër popullit të Kosovës dhe ndërmjet etnive që jetojnë këtu.

“I pështirë dhe krejtësisht të papranueshme komentet e Kryeministres serbe Ana Brnanic në prani të shefit të Delegacionit të BE-së në Serbi, Sem Fabrizi, ndaj Kosovës ‘që kemi të bëjmë me njerëzit që vijnë nga mali’”, ka shkruar Pacolli.

Kryeministrja serbe fyen rëndë shqiptarët, i quan njerëz të malit, Pacolli ia ndalon hyrjen në Kosovë
Lexo po ashtu Kryeministrja serbe fyen rëndë shqiptarët, i quan njerëz të malit, Pacolli ia ndalon hyrjen në Kosovë

Kjo deklaratë e kryeministres serbe ka ngjallur gjithashtu reagime tjera, si në Kosovë dhe më gjerë, përcjell Telegrafi.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, një deklaratë të tillë e ka quajtur deklaratë fashiste.

Osmani madje ka kërkuar që Bashkimi Evropian të reagojë ndaj kësaj deklarate dhe deklaratave të mëparshme nga ana e përfaqësuesve serbë.

Fyerja e shqiptarëve nga kryeministrja serbe, Osmani e quan deklaratë fashiste - thotë se Serbia nuk dëshiron paqe
Lexo po ashtu Fyerja e shqiptarëve nga kryeministrja serbe, Osmani e quan deklaratë fashiste - thotë se Serbia nuk dëshiron paqe

“Kjo dëshmon se lidershipi aktual serb nuk është i interesuar të ketë paqe në rajon, por vetëm ta destabilizojë atë, përderisa pro-evropianizmin e kanë fasadë të rrejshme”, ka thënë ndër tjerash Osmani për Telegrafin.

Gjithashtu, reagime të tjera të ashpra kanë ardhur edhe nga personalitete tjera publike, brenda dhe jashtë Kosovës.

Doris Pak, ish deputetja e Parlamentit Europian, duke komentuar këtë deklaratë në Twitter, ka thënë se një deklaratë e tillë është e pabesueshme, por se një të tillë e kishte dëgjuar edhe gjatë viteve 90’ta në Serbi.

Një reagim nga Bashkimi Evropian ka kërkuar edhe ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori