LAJMI I FUNDIT:

Shqiptarët e Maqedonisë pa mbështetje

Shqiptarët e Maqedonisë pa mbështetje
????????????????????????????????????

Thaçi, Veseli dhe Mustafa kanë reaguar me vonesë për ngjarjet në Maqedoni. Nga reagimet e tyre vlerësohet se i lanë vetëm deputetët shqiptarë në Shkup.

Ngjarjet në Maqedoni nuk kanë shqetësuar aq shumë liderët e shtetit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë. Derisa disa reaguan me vonesë, të tjerët liderë reaguan tek një ditë pas sulmit mbi deputetët dhe gazetarët në Kuvendin e Maqedonisë.

Të premten ka qenë lideri i LVV-së Albin Kurti ai që në një konferencë për medie ka kritikuar liderët institucionalë për mosreagim ndaj situatës në Maqedoni pas zgjedhjes kryetar i Parlamentit maqedonas të shqiptarit Talat Xhaferi. “Mustafa nuk reagoi hiç, ndërsa siç reaguan Thaçi e Veseli, më mirë të mos kishin reaguar fare”, ka thënë Kurti.


Sipas tij nuk mund të dënohet dhuna në përgjithësi kur dihet me emër e mbiemër nga kush erdhi ajo dhunë. “Ky është momenti kur Prishtina dhe Tirana duhet ta intensifikojnë bashkëpunimin dhe komunikimin me partitë shqiptare atje, si dhe me deputetët shqiptarë. Prishtina i la vetëm deputetët shqiptarë në Shkup, në momentin kur dihet se Gruevski dhe Ivanovi e kanë kapur ushtrinë dhe policinë. Kjo u pa edhe mbrëmë se sa vonë ndërhynë ata”. Kurti ka theksuar se shqiptarëve nuk u lejohet të udhëheqin.

“Shqiptarët lejohen në përbërje të institucioneve, por jo edhe të prijnë, jo edhe të jenë udhëheqës. Shumica e votuan Talat Xhaferin, por ai u dënua nga foltorja e tij”.

Kurse kryeministri i vendit Isa Mustafa pasdite me anë të një statusi në llogarinë e tij në “Facebook” ka uruar Talat Xhaferin për zgjedhjen në postin e kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë.

“Uroj zgjedhjen e z. Talat Xhaferit kryetar i Kuvendit të Maqedonisë. Maqedonia është e qytetarëve të saj shqiptarë aq sa është edhe e maqedonasve dhe të tjerëve”, ka shkruar ai duke shprehur besim se Maqedonia si shtet fqinj i Kosovës do t’i konsolidojë institucionet e saj demokratike duke respektuar të drejtat e barabarta për të gjithë qytetarët e saj.

“Ne të gjithë në Ballkanin Perëndimor akoma po shërojmë plagët e luftës, të dhunës dhe të armiqësive, prandaj duhet të evitohen këto të këqija në ndërtimin e ardhmërisë sonë evropiane dhe euroatlantike”, ka qenë ky reagimi i vetëm i Mustafës. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Lajme
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
“Trump, mos na dërgoni te thikat e kasapit në Kabul”: Vendimi i presidentit amerikan mban të bllokuar afganët në Shqipëri

“Trump, mos na dërgoni te thikat e kasapit në Kabul”: Vendimi i presidentit amerikan mban të bllokuar afganët në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori