Shqipëria U-21 luajti pasditen e kësaj të marte miqësoren e programuar ndaj Bullgarisë, me skuadrën e drejtuar nga trajneri Alban Bushi që bëri një paraqitje shumë të mirë, duke fituar me rezultatin 3-1.
Protagonistë me golat e tyre në këtë ndeshje ishin Stiven Shpendi, Arda Kurtulan dhe Medon Berisha, ku dy prej golave u shënuan në pjesën e parë të takimit, ndërsa goli i tretë në fraksionin e dytë të lojës.
Trajneri Bushi hodhi në fushë këtë formacion titullar: Klidman Lilo (GK), Agan Mjaki, Elmando Gjini, Ajdi Dajko, Paulo Buxhelaj, Tim Civeja, Medon Berisha (C), Adrion Pajaziti, Stiven Shpendi, Arda Kurtulan dhe Arlind Rexhepi.
Kuqezinjtë gjejnë epërsinë që në minutën e nëntë të takimit, me golin që vjen pikërisht nga kombinimi i bukur Kurtulan-Rexhepi-Shpendi. Arda Kurtulan nis një aksion të shpejtë, duke lëvizur mirë drejt zonës kundërshtare dhe duke pasur për Arlind Rexhepi. Ky i fundit shërben bukur në zonë për talentin Stiven Shpendi, i cili nuk e humb rastin, por dërgon topin në rrjetë dhe kalon Shqipërinë në avantazh.
Katër minuta më vonë, Kurtulan bëhet sërish protagonist, duke dyfishuar vetë shifrat për ekipin e Shpresave. Mesfushori kuqezi dërgon me kokë topin në rrjetën bullgare pas një krosi të saktë të Arlind Rexhepit. Bullgarët ngushtojnë rezultatin në minutën e 23-të, me kapitenin e skuadrës, Stoyanov, i cili realizon gol me një goditje brenda zonës tonë. Pjesa e parë mbyllet me shifrat 2-1 në favor të ekipit tonë.
Në nisje të pjesës së dytë, tekniku Bushi bën zëvendësimin e parë në radhët e kuqezinjve, duke futur në lojë portierin Simon Simoni në vend të Klidman Likos. Sakaq, katër minuta pas fillimit të fraksionit të dytë të lojës, Medon Berisha trefishon shifrat për kuqezinjtë, duke realizuar me kokë, pas një goditje dënimi.
Trajneri Bushi bën tre zëvendësime në minutën e 60-të, duke hedhur në fushë Steven Balën, Ermis Selimaj dhe Edon Prutin në vend të autorit të golit të tretë dhe kapitenit Medon Berisha, Paulo Buxhelaj dhe Ajdi Dajkos. Pak minuta më vonë, tekniku kuqezi rifreskon sërish skuadrën, duke provuar kështu thuajse të gjithë elementët e thirrur në këtë grumbullim. Antonio Delaj futet në fushë në vend të golashënuesit të kësaj sfide, Arda Kurtulan, ndërsa Reild Kurti dhe Stiven Bibo futen në vend të Agon Mjakit dhe Adrion Pajazitit. Sakaq, edhe Gjumsi, Qefalija, e Zuka hyjnë në lojë në vend të Tim Civejës, Elmando Gjinit dhe Arlind Rexhepit.
Në minutën e dytë të shtesës, Shpendi provon nga brenda zonës bullgare, por kundërshtari bllokon topin, duke i mohuar një mundësi të mirë për të vulosur rezultatin final. Sakaq, ndeshja mbyllet me fitoren e kuqezinjve 3-1, në një ndeshje mjaft të bukur dhe të dominuar totalisbt nga ekipi i drejtuar nga Alban Bushi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Revolucion total tek Man United – Amorim ka vendosur t’i ‘heq qafe’ 10 lojtarë në verë

Historia e trishtë e yllit anglez: Ka vetëm katër gishta në dorën e djathtë, por u ftua nga kombëtarja

Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit – tri prurje të reja

Penalltia e Alvarezit dhe rregulla të tjera kurioze të futbollit: A lejohet të ngjitesh në traversë apo të shënon me top të shpërthyer?

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

“Gjithmonë i kam shikuar dhe jam përpjekur të jem si ta”, Cubarsi zbulon dy idhujt e tij

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Atletico Madridi lëshoi një deklaratë të ashpër, dënon vendimin e VAR-it për penalltinë e Alvarezit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës