Shqipëria qe më shumë se një muaj ka filluar të luftojë me virusin vdekjeprurës COVID-19. Brenda këtij muaji, 26 persona kanë vdekur si pasojë e tij.
Deri në këto momente janë testuar 5542 persona, prej të cilëve 562 janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19, pra rreth 10% e të testuarve. Deri tani, 314 persona janë shëruar nga virusi.
“Aktualisht në vendin tonë janë 222 persona të infektuar aktivë dhe siç shihet numri i të shëruarve është më i lartë, dhe kjo tendencë tashmë vazhdon pa luhatje prej më shumë se një jave”, tha të dielen Marjeta Dervishi nga Instututi i Shëndetit Publik.
Ajo tha se vendi është duke treguar një trend të mirë të luftimit të virusit dhe se po kryhen testime të mjaftueshme.
“Kjo shifër tregon për një kontroll të mirë të epidemisë dhe për një numër krejtësisht të mjaftueshëm testimesh për të vlerësuar situatën”, tha Dervishi.
Përgjatë këtij muaji, Qeveria e Shqipërisë ka marrë masa të rrepta në mospërhapjen e virusit duke urdhëruar qytetarët të qëndrojnë brenda shtëpive, shumica e bizneseve të hotelierisë janë mbyllur dhe bizneset tashmë ndodhen në një frikë të kolapsi të mundshëm ekonomik.
Një nga shtyllat kryesore të ekonomisë së vendit është turizmi detar, i cili shihet si më i rrezikuari për arsyen se mungesës së turistëve që pritet se do të ketë këtë vit në pushimet verore në bregdetin shqiptar.
Për këtë arsye, qeveria ka filluar të krijojë paketa lehtësuese për bizneset në të gjithë vendin, por fokus kryesor kanë familjet në nevojë.
Ndarja e paketave lehtësuese me vlerë rreth 107 milionë euro është bërë në dy pjesë, e para 6,5 miliardë lekë dhe e dyta 7 miliardë lekë. Të gjitha këto mjete do të shkojnë për “rrogën e luftës” për personat që kanë mbetur pa punë, por edhe për ndihmë te bizneset e vogla e të mesme.
Qeveria është zotuar se ky buxhet do të rritet në rast nevoje, por se masat shtrenguese do të mbahen dhe se vigjilenca nuk duhet të ulet.
“Vdekjet për 1 milion banorë tregojnë qartë se sa vendimtare kanë qenë shpejtësia, rreptësia dhe respektimi masivisht i masave në Shqipëri. Të gjithë ekspertët kudo në botë bëjnë thirrje për të mos e ulur vigjilencën dhe asnjë qeveri në botë nuk ka një plan hapjeje pa shkallë, në varësi të kurbës”, ka thënë kryeministri Edi Rama.
Ai nënvizoi më tej se masat kufizuese do të vijojnë pavarësisht dëmtimit që COVID-19 do të sjellë në ekonomi.
“Ne do të vazhdojmë të zbatojmë planin tonë dhe ta adaptojmë atë sipas dinamikës së zhvillimeve në frontin e luftës për mbrojtjen e jetës. Ekonomia bie e ngrihet prapë, të vdekurit nuk ngjallen më. Prandaj të gjithë duhet ta kenë të qartë se ne nuk do të tërhiqemi nën asnjë presion të padijes, mendjelehtësisë e vulgaritetit të atyre që nuk duan të kuptojnë thelbin e kësaj situate dhe flasin për diktaturë e për lloj lloj fantazish jashtë këij realiteti të pazakonshëm”, u shpreh Rama.
Ai këto deklarata i bëri edhe për shkak të akuzave që i vinë nga opozita, e cila thotë se Shqipëria nuk po kryen testime të mjaftueshme dhe se ndryshimi i Kodit Penal që parashikojnë burg për shkelje të karantinës janë të papranueshme.
“Nëse prekim vetëm majën e ajsbergut do ta kemi të vështirë që ta drejtojmë vendin drejt hapjes, është e pamundur që njerëzit të mbahen në shtëpi pa plan. Niveli i testimeve është më i ulët se i vendeve fqinje. Jam i qartë se nëse lejojmë infektimin e mjekëve dhe infermierëve, dobësojmë vijën mbrojtëse”, është shprehur kryetari i Partisë Demokratike në opozitë, Lulzim Basha.
Në anën tjetër, me urdhër të ministers së Arsimit Besa Shahini, mësimi nëpër të gjitha shkollat e ulëta dhe të larta është pezulluar dhe është krijuar mundësia që nënësit dhe studentët të cilët duan të mos mbyllin mësimin këtë vit shkollor, të vazhdojnë atë vitin e ardhshëm pa u penalizuar.
Mësimi ndërkohë po vazhdon online për të gjithë ata që duan ta ndjekin.
Shqipëria ka konfirmuar dy rastet e para me COVID-19 më 8 mars të 2020, një baba dhe djali i tij që kishin udhëtuar drejt vendit nga veriu i Italisë. Në të njëjtën ditë qeveria ndaloi fluturimet dhe udhetimet me tragete që vinin nga Italia, dhe nga ajo kohë ka shtuar masat e sigurisë në tentativë për mospërhapje të virusit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMoti për pesë ditët e ardhshme
Tragjedia në Jabllanicë, tre fëmijët varrosen sot - kërkohet hetim i plotë për shkaqet e shembjes së objektit
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
25 vjet nga nata e tmerrit në veri të Mitrovicës ku u vranë 10 shqiptarë
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
"Non grata e Berishës do të hiqet", Edmond Spaho zbulon prapaskenat
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet