Të gjitha vendet që po përjetojnë nivele të larta vdekjesh, kanë mbetur mbrapa në procesin e vaksinimit. Vetëm 23% e bullgarëve dhe 34% e rumunëve janë vaksinuar me dy doza. Në Letoni, kjo përqindje është 57%, por ishte shumë më e ulët një muaj më parë, kur u përhap vala aktuale. Në BE në tërësi, 66% e personave janë vaksinuar me dy doza.
Komisioni Evropian publikoi së fundmi një grafik të vendeve të Bashkimit Evropian, që tregon se sa më e lartë të jetë norma e vaksinimit, aq më e ulët është norma e vdekjeve. “Njerëzit e vaksinua plotësisht ka më pak të ngjarë që të vdesin nga Covid19 sesa ata që nuk janë vaksinuar”, thuhet në mesazhin që shoqëron grafikun.
Sipas grafikut, Portugalia, që ka vaksinuar plotësisht 92% të popullsisë së rritur në një periudhë 14 ditore kishte 10 vdekje për 1 milionë banorë. Ndërsa Bullgaria, që është shteti i BE-së me normën më të ulët të vaksinimit me 29% të popullsisë që i ka marrë të dyja dozat, kishte 325 vdekje për 1 milion banorë, shumë më e lartë sesa vendet që kanë vaksinuar më shumë se 70% të popullsisë.
Rumania, që ka vaksinuar plotësisht 43% të popullsisë kishte 267 vdekje për 1 milionë banorë, e dyta me nivelin më të lartë të fataliteteve në BE, pas Bullgarisë.
Mjeku Raed Arafat, i cili po koordinon masat e Rumanisë në luftën kundër Covid-19: spitalet e vendit janë “të tejmbushura”. Rreth 90 pacientë janë evakuuar në Danimarkë, Gjermani, Hungari dhe gjetiu. Ekipet e mjekëve po fluturojnë nga e gjithë Evropa për të ndihmuar kolegët e tyre të mbingarkuar, sipas The Economist.
Shqipëria, ndër shtetet me normën më të ulët të vaksinimit në Evropë
Të dhëna të tjera të Worldindata, tregojnë se Shqipëria vijon të mbetet një nga shtetet me normën më të ulët të vaksinimit në Europë. Deri në 22 nëntor, rreth 33% ishte plotësisht e vaksinuar dhe 37% kishte marrë të paktën një dozë. Shqipëria është më mirë vetëm se Bosnja, që ka vaksinuar plotësisht 22% të popullsisë dhe Bullgaria (29%).
Kosova, që nisi procesin pas nesh, ka vaksinuar tërësisht 42% të popullsisë. Prej ditësh autoritetet e Kosovës raportojnë një nivel të ulët infektimesh dhe shifra minimale vdekjesh.
Edhe Maqedonia e Veriut, që ishte pas nesh me procesin, i ka dhënë të dyja dozat për 38% të popullsisë.
Serbia, që në fillim të vitit ishte ndër të parat në Europë për nivelin e lartë të vaksinimit, ka mbetur pas, me 45% që ka marrë të dyja dozat. Në këtë mënyrë, Kosova është vendi që ka kaluar në krye për këtë proces në rajon.
I gjithë rajoni ka mbetur shumë pas Europës, që tashmë mesatarisht ka vaksinuar plotësisht më shumë se gjysmën e popullsisë (57%).
Skepticizëm i lartë për tu vaksinuar në Europën Lindore
Shkalla e ulët e vaksinimit nuk është rezultat i mungesës së vaksinave, shkruan The Economist. Vendet e cenuara kanë furnizim të mjaftueshëm, por edhe persona të shumtë që refuzojnë vaksinat. Mosbesimi ndaj qeverisë dhe personelit mjekësor është i lartë. Një studim nga Eurobarometer, i kryer më herët këtë vit, zbuloi se vetëm 22% e bullgarëve dhe kroatëve, 26% e letonezëve dhe 31% e rumunëve, priren t’u besojnë qeverive të tyre. Kur u pyetën nëse i besonin personelit mjekësor, 34% e bullgarëve thanë se nuk i besonin, së bashku me 32% e kroatëve, 31% e letonezëve dhe 40% e rumunëve.
Është ironike që nivelet relativisht të ulëta të infeksionit në verë duket se kanë kontribuar në shkallën e shpërthimeve aktuale. Ata që kishin dyshime për vaksinën nuk u vaksinuan, duke u bërë më të cenueshëm pas përhapjes së variantit Delta. Nga ata që janë tani në spital, thotë doktor Arafat, 92% janë të pavaksinuar. Përqindja e vërtetë mund të jetë më e lartë, pasi një numër i panjohur njerëzish kanë blerë certifikata false vaksinimi. Mjeku e denoncon me zemërim keqinformimin kundër vaksinimit, i cili propagandohet shpesh nga mjekë mashtrues, priftërinj ortodoksë dhe nacionalistë të ekstremit të djathtë, me ndihmën e “Dr. Facebook”.
Inga Springe, gazetare në faqen e lajmeve Re:Baltica, thotë se në Letoni, disa mjekë të shquar kanë dhënë sinjale të paqarta rreth vaksinimit dhe disa politikanë po promovojnë veten nëpër faqet online kundër vaksinimit.
Sipas Oana Popescu, drejtoreshë e GlobalFocus, institut kërkimor rumun, mungesa e entuziazmit të rumunëve për t’u vaksinuar, është rezultat i drejtpërdrejtë i asaj që ata e perceptojnë si neglizhencë nga autoritetet. “Kur qeveria befas duket se po kujdeset për ju për herë të parë në 30 vjet, sigurisht që do të bëheni dyshues!” shpjegon ajo. Mjerisht, nuk janë vetëm rumunët që ndihen kështu./Monitor
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Nga qebapat e deri te flija - cilat janë ushqimet e preferuara të ambasadorit gjerman në Kosovë?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk